Vjen produksioni më i ri kinematografik shqiptar! Së shpejti "Hatixhja dhe Shabani"!

7 Gusht 2024, 12:36Kulturë TEMA
Vjen produksioni më i ri kinematografik shqiptar! Së shpejti

Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë me titull «Hatixhja dhe Shabani» me regji të Visar Morinës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili përmes rrjeteve sociale theksoi se ky produksion u mbështet financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Filmi është produksion i «Vicky Bane UG & Schuldenberg Films» GBR, Gjermani, në koproduksion me «On Film Production», Shqipëri, «Eagle Eye Films», Kosovë, «Vertigo», Slloveni, dhe «List Producija», Maqedoni e Veriut.

Ky film është mbështetur financiarisht nga QKK në kategorinë koproduksion në pakicë (minority coproduction), dhe EURIMAGES.

Filmi me metrazh të gjatë, «Hatixhja dhe Shabani» i regjisorit Visar Morina është një ndër 31 projektet fituese në skemën e financimit «Mbështetje Koproduksioni» (Co-production Support) të Eurimages. A.K./TemA

3 Komente

  1. Z
    Ziu

    O zot ...si telenovele Turke...nuk gjenit dot ndonje emer Shqptare apo e ka financuar Tika ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deda

      Pastaj do dalë Mazllëmja me Sabahudinin , pastaj Shemshedinia me Abdulaqimin ......e kështu me rradhe , tradita vazhdon .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Marinela

      ... po Dylberi?!...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje