Çelet libraria më e re në Bllok! I ftuar i parë i nderit shkrimtari Fatos Kongoli!

7 Gusht 2024, 16:20Kulturë TEMA
Çelet libraria më e re në Bllok! I ftuar i parë i nderit

Pas humbjes së Ismail Kadaresë rreth një muaj më parë, humbje që akoma se kemi kapërdirë dot dhe besoj nuk do e kapërdijmë ndonjëherë, më në fund vjen një lajm i mirë për letërsinë dhe librin shqip.

Në lagjen e “Bllokut” në Tiranë është hapur dhe libraria “Bukinist”, librari kjo e një platforme që tashmë prej vitesh është më të ndjekurat dhe më të guximshmet për shitblerjen e librit shqip.

Administratori i platformës “Bukinist” dhe njëherësh studiuesi dhe gjuhëtari Albert Gjoka ka zgjedhur pikërisht Fatos Kongolin për të bërë takimin e parë përurues për librarinë e re.

Me një atmosferë të përgjithshme dhe urimin “pastë këmbën e mbarë” në librari u mbajt një takim ku u firmosën libra. Ndër të pranishmit ishte dhe botuesja e Kongolit dhe kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Toena” Irena Toçi.

Libraria e re, për të gjithë të interesuarit gjendet në Bllok, përkatësisht në rrugën “Ismail Qemali”. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Toni

    Tirana sot dhe Libri nuk kane lidhje me njeri tjetrin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje