Mozaiku romak i shekullit të parë zbulohet në Durrës

17 Tetor 2023, 14:21Kulturë TEMA

Mozaiku romak i shekullit të parë zbulohet në Durrës

Nga Gezim Kabashi

Mozaiku i zbuluar ditën e mërkurë gjatë punimeve për ndërtimin e shkollës “Gjergj Kastrioti” në mund të jetë më i madhi që është zbuluar deri tani në qytetin antik dhe konservimi i tij në të ardhmen mund t'i shtojë një vlerë të rëndësishme objekteve arkeologjike të deritanishme.

Prof. Luan Përzhita, i cili drejton mbikqyrjen arkeologjike gjatë ndërtimit të objektit, tha për BIRN se përveç fragmenteve të mozaikut, në dy ditët e fundit kanë dalë në dritë edhe bazamente, kolona dhe pllaka mermeri të fasadës, çka do të thotë se bëhet fjalë për një vilë luksoze, me mjaft elemente të tjerë që presin të zbulohen.

Sipas prof. Përzhitës, mozaiku me gurë të punuar me ngjyrë blu dhe bezhë u zbulua në thellësinë 6 metra.

Aktualisht, është hapur vetëm një qoshe e tij, e cila jep mjaft të dhëna lidhur me sipërfaqen e përgjithshme.

Një pjesë e mozaikut, që përfaqëson dyshemenë e një sallë të madhe të vilës luksoze, ka dizenjo me formë ekzagonale, gjashhtëkëndëshe, ndërsa pjesa tjetër është dekoruar me forma floreale në formën e rozetës.

“Ndërtimi duket se i përket shekullit të parë të erës sonë dhe vila ka të njejtën moshë me amfiteatrin antik”, shton prof. Luan Përzhita. “Punimi i mozaikut të bind jo vetëm për nivelin e lartë ndërtimor, por edhe për nivelin ekonomik të qytetit në fillim të erës së re.”

Godina e zbuluar ndodhet vetëm disa qindra metra larg amfiteatrit dhe nga zbulimet e deritanishme pranë tij duket se niveli i jetesës ishte mjaft i lartë.

“Amfiteatri ishte një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e Dyrrahut antik dhe zbulimet arkeologjike pranë tij janë një dëshmi e dukshme e jetës së lulëzuar të qytetit”, tha prof. Përzhita.

Njëlloj si pranë stadiumeve të sotme, edhe atëherë pranë amfiteatrit ngriheshin objekte me qëllim  tregtimi, argëtimi apo bujtina. Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se qyteti ka jetuar me një nivel të lartë mirëqënieje deri në shekullin e katërt.

Rindërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe monitorimi nga ana e ekipit të arkeologëve krijoi mundësinë e këtij zbulimi të rëndësishëm.

Ky është një nga objektet e dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pak javë më parë kanë nisur punimet për ringritjen e tij.

Shkolla e mesme u ndërtua në vitin 1967, por, sipas specialistëve, themelet e saj nuk i kalojnë dy metër thellësi. Kjo është arsyeja që mozaiku është ruajtur në një thellësi më të madhe dhe doli në dritë vetëm tani.

“Dëmtimet e mundshme të mozaikut dhe godinës antike mund t'i ketë shkaktuar vetëm shkatërrimi i një bunkeri masiv 100-vjeçar prej betoni”, tha prof. Përzhita.

Ai ndihet i kënaqur për vlerat që ka zbulimi, për bashkëpunimin e firmës ndërtuese, si dhe për interesimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale dhe atyre të kulturës.

“Ne do të punojmë për zbulimin e plotë të mozaikut, proces që kërkon financime shtesë”, tha Përzhita. Ai shtoi se vendimet për gërmimin dhe të ardhmen e objektit arkeologjik pritet' ti marrë ministria e Kulturës.

Fati i ndryshëm i ëve të Durrësit

Mozaikët e zbuluar deri tani në Durrës nuk kanë patur të njejtin fat.

Gjendja e tyre në disa raste është përkeqësuar për shkak të kushteve në themelet e banesave ku ato ruhen, ose janë rimbuluar për të siguruar konservimin e tyre.

Njëlloj si mozaiku i zbuluar në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti”, edhe mozaikët e tjerë të Durrësit i përkasin periudhave të ndryshme të jetës së qytetit antik.

Ato janë zbuluar kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, ndërsa gjatë hapjes së themeleve të pallateve të shumta në 20 vitet e fundit janë gjetur edhe fragmente mozaikësh të tjerë.

Shumica e mozaikëve të Durrësit nuk mund të vizitohen nga vendasit apo të huajt e interesuar për historinë e qytetit.

Një pjesë e tyre ndodhen pas portave metalike me dryn dhe hyrja në to është gati e pamundur.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të vizitueshme.

“Mozaiku me Meandër”, i njohur si mozaiku me kryqe, në një pjesë të madhe të vitit është i mbuluar me ujë, që vjen kryesisht nga kanalizimet e amortizuara.

Dyert e mbyllura të zbulimeve pengojnë edhe në rastin e mozaikut me Rozetë, si dhe në vendzbulimin e monumentit të Geas, në qendër të qytetit.

Në lagjen 9 të qytetit arkeologët zbuluan në vitin 1988 një tjetër mozaik, atë që njihet  si mozaiku i Orfeut. Ai vazhdon të jetë nën dyshemenë e një kuzhine familjare dhe nuk mund të vizitohet.

Mozaikë të tjerë ndodhen të mbuluar pas zbulimit në kryqëzimet e lagjes 11, si dhe në afërsi të Pallatit të Sportit, zbulime të arkeologur të shquar Vangjel Toçi.

I vemti mozaik në kushte të mira ruajtjeje, “Bukuroshja e Durrësi” ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Duke nisur që nga shek. 4-3 para erës sonë, mozaikët janë dëshmi e historisë së qytetit në periudha të veçanta të tij.

18 Komente

  1. Z
    Zani

    Ku bazohet z. Gezim Kabashi qe e quan kete mozaik " Mozaiku Romak". a ka degjuar ky zoteri se shqiptaret jane populli me i vjeter i Europes, a ka degjuar ky kalemxhi se gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter ne bote, se ajo eshte folur rreth 9000 vjete me pare me pak ndryshime aswhtu si flitet edhe sot, kur nuk kishte as romak e as grek. A e di ky se periudha pellazgjike e historise se shqiptaro-ilireve eshte nje nga me te ndriturat e lashtesise se njerezimit. Mozaiku eshte mozaik ilire, i ndertuar ne token ilire, pavaresisht se nga eshte marre metodologjia e ndertimit te tij, apo specialistet qe e vizatuan dhe ndertuan. Si mendon ky zoteri per kullat qe po ndertohen ne Tirane, sipas radakes se tij ato nuk jane shqiptare por amerikane apo te Dubait sepse ndoshta jane skicuar nga specialist te huaj. A ka degjuar gje ky mjeran se si eshte perhapur ne te gjithe boten menyra e ndertimit te urave te varura apo te tuneleve qe po lidhin shtete te ndryshme. Pa e vrare fare ndergjegja dhe pa pike pergjegjesie para kombit te vet shkruan "Mozaiku romak i shekullit të parë zbulohet në Durrës". Edhe sa do te degjojme e do te lexojme nga keta myteber. Vetem romaket dinin te ndertonin mozaik, te tjeret jo, se keshtuni thote mendja ketij mendjelliut tone. Kjo qe shkruan ky njeri i pa kenduar per kete mozaik, me ngjan me mesimin qe zhvilloi para disa ditesh ne nje televizion nje mesuese gjuhe, per fjalet e gjuhes shqipe. Ajo i njorante qe paguhet nga injoranetet qe jane siper saj e quajti fjalen shqipe "buke" si fjale te huazuar nga jashte, porse nga nuk tha gje. Duhet t'a mesoj kjo zonje dhe injorantet e tjere se frigasit ( ilir) i thoshin bukes - beko. Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret.

    1. A
      Adi

      Pirth o Zani pirth se lirohesh

      1. B
        Blasfemia*

        Zani ka te drejte. Nuk e mesuam nga romaket artin e mozaikut. Shpesh kemi kete tendence ti japim te huajve merita , sic degjoj dhe sot te thone: nuk kemi kuzhine, se dhe kaq e mesuam nga turqit. Jo ore vella, turqit mesuan nga ne e produktet e kuzhines tone jane mesdhetare dhe i shkembyem ketu me fqinjte si greke,thrake,dace dhe nuk erdhi te na mesoje nje mongol si behet tava me peshk etj si keto.

        1. M
          Mesi

          E sakte fare, mongolet e stepave rrenuan kulturen dhe zhvillimin e gjithe ballkanit, madje te nje pjese te konsiderueshme te mesdheut.

      2. A
        Arvanitasi

        Bravo Zani, qarte e bukur!

        1. P
          Pargaliu

          Zani flm. Ka mjerez te mencur Shqiperia jone e bekuar

          1. C
            Cdo Zbulim Shqiptare Vulos Historine

            tamam , i ka fen Pikes . Metodat e ndertimit te Mozaikeve ka qen nji Mjeshteri pothuaj e gjithe popujve te Mesdhenut ose te themi me mir e atyre Popujve me te Zhvilluar te Mesdheut dhe metodat ,jane te njejta siedhe sot per njerezimit ,i cili ne vazhdimesi eshte zhvilluar duke mesuar e kooperuar me njeri tjetrin , ashtusi si kan ndertuar Fortesat _Kalate qe i gjen ne Gjithe Shqipeine (si ne asnj vend tjeter )si filluan te ndertohen Shtepite ,pra Arkitektura pamvaresishte se ku mundet te ket lindur apo zhvilluar ,cdo popull ka pasur Mjeshterit e vet ,qe kan ndertuar gjithcka gjejme sot ne Teritoret Shqiptare dhe _Zani _e sqaron kte fare mir ,per ata qe kan aftesine ta kuptojne . Per mos te marre si Shembull ne epoken qe jetojme , __________________________________________-qe disa Shtete ne Bote ndertojme Makina ,Fiat (ita) Mercedes (De) Toyota (Jpn) Renault (Fr) Seat (Sp) Scoda (Chek) Jaguar (Brit) Chevrolet (Usa) etj ___________________________________Personi qe ka vrapuar te Jape Lajmin ( me i dhen vehtes ndoshta noj Pik (ose Sufllaq) para Opinionit ) paaaa analizuar ne Laboratore pra kaluar Provat Shkencore , eshte nji Naive ,si shume na kan par syte ne ate vend pa Zot ne kto 32-vjet Anarshi turmash idiote , kur dijme qe sulmet ,e Greqise se ciles i djeg prapanica nga cdo Zbulim Shqiptare ,me Miljonat qe paguan ne institucione e persona te vecante kunder gjithckaje Shqiptare (sepse i zbulohet bytha FakeHistorise pervetesuar njerezimit e ngjitur pas bythe Grekut )

          2. Z
            Zani i Shqiptareve te Vertete .Rrespekt

            Eshte kohe per shume Zana /Zera te tille Shqiptaresh ,per te thene te Vertetat Historike ashtu si ato jan dhe marrin Kuptim Llogjik ,pa te cilen nuk mundet te funksionoj asnji e Vertete Historike . Izolimi i gjate i Shqiptareve nga Bota , Abuzimet me Historine e Europes nga vet Europianet ,Presioni i gjate kunder Shqiptareve - Gjenocidet jovetem ato nepermjet Terrorit te Armeve por edhe atij dikskriminimit te vazhdueshem ber enga Bota Europiane kunder Shqiptareve ,nuk ka qen aspak nji rastesi ,por nji Politike e vazhdueshme Gjenocidi i gjithanshem Ushtrak/Politike/ Kulturore , per t'ju imponuar Shqiptareve me te gjtha format , nenshtrimin dhe vendosjen e vet shqiptareve ne ate pozicion apo Format qe duan ta shikojne kta te Forte qe bejne Politikat e Kontinentit tone ne shekuj . Pra duan te na lene paPrejardhje , paHistori , paGjuhe (sot ne Euope nuk shkruhet Asgje ne Historine e Europes per Shqiptaret ne Shkollat Europiane ,siedhe Gjuha ne Institucione pak vende te BE-se mesa di un vetem ne Itali .duan t'na len pra paAtdhe , paHeronje , qe do te thote paShpirt , e cila con ne X -dite ne nji shuarje Kombetare , pasi na Coptuan ,vrane ,izoluan ,penguan ,perndjekur ,masakruar ,Historikishte e Politikishte ,por nuk na Gjunjezuan dot asnjiher se renjet tona si Komb jane nenToken e Ilirise .______ Por kjo Politike Gjenocidesh shekullore ,Terrori e Krimesh siedhe sot Politike , nuk na gjunjezuan por s'mundet te themi se kaluan ne Trojet tona si nji hije e zeze ,pa len gjurme ke karakteri jone si Shqiptare . - Sot ,te gjithe shikojme se si Shqiptaret jovetem ne Politike por edhe ne Medie e kudo - kan Frik ne vendin e tyre ,te ngren Zerin e mbrojne Atdheun e tyre ,por flasin me gjysem zeri , para Krimineleve te ktij Kombi edhe kurAta Kriminelene jashte cdo Morali te Te Drejte Njerezore ,vijne ne bendin tone dhe e ngrene Zerin me shume se Ne Shqiptaret . U zgjata . Jane tema,qe kan goditur ende Mentalitetin e jovetem te Karakterit te Shqiptarit ,qe sot kerkojne Rizgjim rikuperim te Karakterit Shqiptare , per te vene ne vend Dinjitetin e deformuar ,te nji inferioriteti te pavend vs gjithe Te Huajve ,qe kan shndruar ne Motto te veten ,qe te Zhdukin nga Historia gjithcka Shqiptare . Eshte koha ,per t'u ngritur ne kembe dhe cajme Tamburot e Djallit

            1. L
              Leonidha

              Sapo dolen ne drite pjese te vogla te nje mozaiku ne Durres vrapon nje far Gezim Kabashi e shkruan: " Mozaiku romak i shekullit të parë zbulohet në Durrës". Kush i tha ketij qe ky mozaik eshte romak e jo shqiptar ( ilir), kur u analizuan perberesit e tij dhe dualen qe ishin sjell aty nga romaket dhe pastaj po ata e ndertuan mozaikun ne token tone. Me cfar metode u provua qe ishte i shekullit te I -re. Nese eshte keshtu nuk eshte romak sepse Roma e pushtoi Ilirine ne vitin 167, pra mozaiku eshte ndertuar 67 vjet para pushtimit nga romaket. O Kabash, ti mendon se duke e quajtur mozaik romak i shton vlerat si mozaikut por edhe shkrimit tend, e kundert e kesaj te rezulton dhe del jo kabash por kane uji. Ne se ky mozaik do te qe zbuluar diku nga Vlora apo nga Saranda do te kishte dale njeKabash tjeter e do te shkruante :Nje mozaik grek u zbulua ne Vlore apo ne Sarande: dhe do te ftonin Micotaqin, Janullatosin dhe do ti kekonin leje edhe gjykates qe te nxirrte nga burgu Belerin per te marre pjese ne inagurimin e tij. O njerez zgjohuni nga gjumi, lexoni e mos rrini duke pire kafe gjithe diten e pastaj merrni guximin e shkruani brockulla te tilla. Ajo qe njihet si kultura romake nuk eshte gje tjeter vecse kultura e krijuar nga Tosket, Dardanet dhe fiset e tjera ilire qe poullonin gadishullin Apenin. Dardanet dhe etrusket ndertuan Romen e lashte. Per te pushtuar Ilirine Romes iu deshen gadi 100 vjete lufte ne te gjitha drejtimet me veprime ushtarake, diplomatike, korruptive, presione ekonomike e tje. Erdhi koha kur ne duhet ti dalim ballas genjeshtres se madhe greke e tu themi se " ju keni filluar te permendeni ne histori nga viti 700 p.K e ketej. Me tej nuk kishte gje tjeter ne gjithe Mesdheun nga Azia e Vogel, brigjet veriore te Afrikes dhe nga brigjet e Atlantikut e e deri ne Kaukaz ne lindje si dhe deri ne vendet baltike ne veri, vecse Pellazgji. Ishin ata qe ndertuan Akropolin ne Athine dhe pallatet shume kateshe ne Krete, ishin ata qe i dhane Europes alfabetin zanor dhe e mesuan si punohej hekuri, etj, etj. Ishjin shqiptaret qe e shpetuan Evropen nga turko=mongolet se per ndryshe ne oren 5 te mengjezit do te buciste zeri i hoxhes nga minaret e xhamive ne te gjithe Evropen.Prandaj shqiptaret jane balle lart perpara evropes dhe botes, dhe nuk duhet te pranojne e te hedhin poshte me perbuzje cdo tentative qe u mohon historine dhe kulturen e tyre, te vjeter dhe te re.

              1. c
                cerr ,,,cerr

                Mozaiku eshte ,,greko romak,,,,....per shqiptaro mehmet sbehet fjal....

                1. s
                  sufllaqis pederis

                  qite koken nga vryma e janulles cerr ,,,cerr dhe fol me ngadal

                  1. S
                    SOKOLI

                    Zani ka shume te drejt. Duhet te mos i lejojme keta njerez te shitur me ose pa dashje, ose te paditur qe te livadhisin ne mediat tona dhe ne pergjithesi ne mjedisin tone kulturor dhe te shesin si dituri injorancen e tyre qe i kushton shume identitetit ton kombetar. Keshtu ndodhi edhe disa vite me pare kur u zbulua mozaiku u Mesaplikut ne luginen e lumit te Vlores. Ne ate mozaik eshte edhe nje shkrim shume domethenes me shkronja qe nuk jane te tera te alfabetit latine ( te pakten keshtu me eshte dukur mua). dhe filluan te "diturit:" te shkruanin. njeri thoshte eshte shkrim grek, tjetri romak e te tjere thoshin qe eshte shkrim sllav e si del kuptimi. Ndersa mozaiku bente mu - mu nate e dite e thoshte qe shkrimi eshte ne gjuhen shqipe. Shkrimi (ne shqipen e sotme) thote Ha pak qe te kesh cte hash, e kjo eshte nje thenie e vjeter e trevave shqiptare. Ata qe mbeshtesnin tezen sllave te mozaikut mbeshteteshin edhe ne faktin se ca idjot te tjere kishin deshifruar emrin e fshatit Cmokthine ( fshati ku eshte mozaiku) ne sllavisht qe sipas tyre do te thoshte vendi i fiqve. Ndersa e mri i Cmokthines eshte nje emer i formuar nga fjale te shqipes se paster. Cmokthine = Cmo (Ҫemo) kthine ( shtepi) = shtepia ose kthina e Ҫemos. Perball Cmokthines,matan lumit ndodhet fshati Brataj. Emri i tij eshte me origjine sllave ( bullgare). Brat - bratje (serbisht) = vella. Por ata qe i bien shkurt harrojne se bullgaret e sotem jane traket e dikurshem te sllavizuar nga ortodoksia, dhe gjuha e tyre i ka rrenjet ne pellazgjishten dhe ilirishten. Fjala brat eshte vertet sllavisht por eshte krijuar me ndihmen e shqipes. Brat = Br (bere) at ( bab) = i bere, i ngjizur nga baba, sepse ndryshe s'do te ishte vella. Prandaj ata qe marrin lapsin per te shkruar dhe per t'u dhene mendje te tjereve duhet te mesojne me pare gjuhen shqipe.

                    1. K
                      Kujt i Referohet Shekspiri ke Mbreti I lir ?

                      A ka ndonji studjues serioze te na spjegoje dhe nese sot njuhet ne Britani Emri ilir ,pra e mban ndonji Angklez kte emer doja te thoja ,sepse ky emer Mreti Ilir apo si edhe mundohen disa ta reduktojne ne "Mbreti Lir " pa i dhene nji definicion ne gjuhen Angleze . Flm ,

                      1. t
                        troc

                        Eshte e qarte mania e disa zoraxhinjve qe bejne shkrime skandaloze qe te marrin rrogen.Cdo gje e lashte qe zbulohet ne Shqiperi ose konvertohet ne greke a romake,ose zhduket per fare.Kjo eshte Shqiperia e shek te 21 ku halabaket jane ne sherbim te politikave antikombetare ne cdo qelize te pushtetit.Nderohen dhe dekorohen ata qe mbajne flamurin e armiqve tane pavaresisht se shkelin me vetedije mbi gjakun dhe djersen e paraardhesve te tyre qe kane vuajtur shume.Po ca ti besh,keshtu e katandisen shqiptarin injoranca dhe pushteti antikombetar,te shese gjithcka per nje grusht eurosh.

                        1. E
                          Erdogan

                          A ka me troc se te consideroheshe Osmane o idiot me comentin troc? Titujt Vezire,Pasha,Bej,Aga,Hoxhe,Dervish,Muhip etj ushin per Administraten Osmane. Kush nuk u turqizua dhe nuk kuftoibper Sulltane ishin Ata qe u Persekutuan (Persecution angl) dhe consideroheshin Kaurre te Derrit. Bile dhe sot qe i quajne "Te shitur te Greqia e Arvanitasve"! Keta jini you o ko......e me comentin troc. You e ndate fatin me mbeshtetjen e Cikerit dhe Erdoganit qe ka declaruar qe Xhamite tona jane Bajoneta. Kunder kujt? Contra atyre qe mbajten me Nder dhe mbajne Kombesine Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit. Kjo eshte e verteta (este vero ital)o troc.

                          1. t
                            troc

                            Ti je thjesht nje ...TOC. Meso te shkruash e te lexosh shqip me mire qe te dish cfare thua se ja ke fut kodra pas bregut. Kete ka Demokracia ,qe edhe injorante si puna jote japin mendim, pavaresisht se nuk din te lidhesh dy fjale. Rrofte Shqiperia.

                          2. P
                            Poseidon

                            DUHET THENE MOZAIK I STILIT ROMAK DHE JO MOZAIK ROMAK .............TANI O DUHET THENE SE KY STILI MUND TE JETE ME ORIGJINE ILIRO_PELLAZGE NUK ESHTE SE NUK MUND TE JETE E VERTETE SEPSE NE ATE KOHE ROMAKET DHE ILIRET ISHIN SHUME ME TE AFERT SE SA SOT SHQIPETARET DHE ILIRET (DUKE MARE PARASYSH KOHEN SIC ISHTE ADAMI DHE EVA MOTER E VELLA ,,QE KRIJUAN BOTEN E SOTEME )

                            1. P
                              Poseidon

                              DUHET THENE MOZAIK I STILIT ROMAK DHE JO MOZAIK ROMAK .............TANI O DUHET THENE SE KY STILI MUND TE JETE ME ORIGJINE ILIRO_PELLAZGE NUK ESHTE SE NUK MUND TE JETE E VERTETE SEPSE NE ATE KOHE ROMAKET DHE ILIRET ISHIN SHUME ME TE AFERT SE SA SOT SHQIPETARET DHE ILIRET (DUKE MARE PARASYSH KOHEN SIC ISHTE ADAMI DHE EVA MOTER E VELLA ,,QE KRIJUAN BOTEN E SOTEME )

                              Lini një Përgjigje