Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” aktorit të serialit “Breaking Bad”: Konsideroje Tiranën një shtëpi të dytë

13 Tetor 2023, 15:00Kulturë TEMA

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” aktorit të

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Aktivizmit, e cila u organizua si pjesë e Javës Amerikane, në Tiranë ka mbërritur aktori i njohur i serialit të famshëm “Breaking Bad”, Roy Frank Mitte. Aktori amerikan, njëherësh dhe aktivist i të drejtave të njeriut, u prit edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me të cilin ndau historinë e tij frymëzuese të tejkalimit të stigmës dhe bullizmit për të arritur qëllimet e tij dhe për t’u bërë një mbrojtës i të drejtave të njerëzve me aftësi ndryshe.

 “Jam vërtet i impresionuar nga mënyra se si dikush që ka pasur vështirësi me aftësi speciale ia ka arritur, jo duke bërë ndryshim drastik, jo duke rikuperuar brenda natës, por duke punuar përditë me hapa të vegjël, për të treguar që ndryshimi është i mundur dhe që ndonjëherë ti ndryshimin nuk e sheh kur merresh përditë me kauza të ndryshme, por kur i bën një ‘zoom out’ dhe kupton se si çdo ditë është punuar, qoftë në jetën personale të dikujt, qoftë në aftësinë personale të dikujt, por edhe në mënyrën si dikush impakton me filantropi, me ndikimin që ka në jetën e njerëzve të tjerë. Duke qenë se të konsiderojmë një agjent të ndryshimit, përveçse një aktor të madh për ne, është një nder që të japim një ‘Çelës të Qytetit’. Shpresoj shumë që ta konsiderosh Tiranën një derë të hapur, një shtëpi të dytë, ku ti mund të kthehesh përsëri,” u shpreh Veliaj.

Aktori i mirënjohur e falënderoi kreyebashkiakun teksa tha se për Shqipërinë ka dëgjuar mjaft gjëra pozitive. “Dua vërtet t’i them faleminderit ambasadës dhe ekipit tuaj zoti kryebashkiak, si dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ky është një vend shumë special, për të cilin kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme prej një kohe shumë të gjatë. Dhe të më jepnit mundësinë të vija të takoja qytetarët tuaj dhe të rinjtë tuaj, si edhe dëshirën e tyre për t’u zhvilluar, është një shenjë e asaj që keni ndërtuar këtu dhe shoh një të ardhme shumë të ndritur për Tiranën dhe për Shqipërinë. Dhe ju vërtet më nderuat me këtë dhuratë! Faleminderit!” u shpreh Roy Frank Mitte.

Dita Kombëtare e Aktivizmit është një aktivitet vjetor i organizuar nga Co-PLAN dhe Ambasada e SHBA dhe u organizua në Tiranë si pjesë e Javës Amerikane të këtij viti./abcnews.al

4 Komente

  1. E
    Erjoni Bythpambuku Biberoni

    Tani e ka rradhen Luizi te marri Çelësin e Qytetit, pasi ka merite qe e ka Tiranen shtepine e dyte si dhe ka merite qe rrit numrin e katunareve ne Tirane, mer te qifsha robt o mashkull servil o Lali Pleri !

    Përgjigjjuni
    1. Çelesi is shtepise

      Lali Muti, jepi çelesin e shtepise tende qe te shkoje the sherdheje gruan tende. Mbase behesh me fat qe te kesh nje kopil gjysem amerikan.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tata luigji

        @Ti qelesi i shtepis, po si flet mor pis per dunjane dhe ofendon nje njeri qe e ka votuar tirana, tani qelsin e shtepis tuaj e kam une dhe do ti qi me forcen me te madhe ke te gjej afer avullis tende, bythqire jep adres se do ta mesoj gjuhen si shkruan ti i biri kurves Shnet

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje banor i Tiranes

          Ja dy rrugace e bastarde te felliqur, qe shajne me c' t'ju vije ne mendje kryetarin e bashkise se Tiranes . Merrni nga nje brisk dhe ja rruani lart e poshte e poshte e lart . Neve , votuesit e Erion Veliajt , nuk mund t'a perfytyrojme qytetin tone pa Erionin . Eshte ai dhe Edi Rama , qe e bene Tiranen tone qytet evropian dhe qe e vleresojne te huajt , si nje nder qytetet me te bukura e me te zhvilluara te rajonit . Mbylleni qenefin tuaj , se nuk ju degjon njeri .

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje