Muzeu i Vienës përditëson informacionin: Skënderbeu përcaktohet si udhëheqës shqiptar pas peticionit të Duleviç dhe Peçi

25 Nëntor 2025, 16:27Kulturë TEMA
Muzeu i Vienës përditëson informacionin: Skënderbeu

Vjenë, 25 nëntor 2025 – Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim të plotë historik që përcakton qartësisht identitetin, origjinën dhe rolin e tij si udhëheqës shqiptar. Ky ndryshim vjen vetëm dy muaj pasi një peticion i iniciuar nga inxhinieri Azmer Duleviç dhe gazetari Ermal Peçi kërkoi korrigjimin e informacionit të munguar për figurën e heroit kombëtar.

Nga mungesa e çdo reference, te identifikimi i plotë

Fotografia e datës 18 shtator 2025, e realizuar në muze, tregon se etiketa pranë përkrenares së Skënderbeut përmbante vetëm emrin e objektit:
“Skanderbeg-Helm / Helmet of Skanderbeg”,
pa asnjë shpjegim mbi origjinën, rolin apo rëndësinë historike të tij.

Në kontrast, fotografia e datës 25 nëntor 2025 tregon se muzeu ka vendosur një tabelë të re të detajuar, ku Skënderbeu prezantohet me të gjitha elementët kryesorë identifikues:
• Përshkrim i plotë i jetës dhe veprimtarisë së tij
• Përcaktimi si udhëheqës shqiptar
• Shpjegim i rolit të tij në rezistencën ndaj Perandorisë Osmane
• Interpretimi i mbishkrimit të famshëm të përkrenares 

Kjo përbën herën e parë që Muzeu i Vienës e artikulon kaq qartë identitetin e Skënderbeut si figurë shqiptare dhe udhëheqës me tituj mbretërorë të njohur në traditën mesjetare.

Peticioni që solli ndryshimin

Peticioni i nisur nga Duleviç dhe Peçi kërkonte që muzeu të ndreqte boshllëkun informativ dhe të vendoste një përshkrim të saktë historik. Sipas nismëtarëve, mungesa e referencës ndaj origjinës shqiptare të Skënderbeut ishte jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për narrativën historike.

Pas qindra firmave të mbledhura dhe pas vëmendjes së krijuar në media, muzeu ka reaguar duke rishikuar materialin ekspozues.

Një fitore simbolike për historinë shqiptare.

Ky lajm i rëndësishëm mund të shërbejë si precedent për edhe për shumë institucione të tjera europiane që mbajnë objekte të lidhura me historinë shqiptare, duke rritur presionin për përfaqësim korrekt dhe profesional.

A.K./TemA

8 Komente

  1. G
    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

    Ju lumtë.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Bravo dy nismetareve te peticionit. Bravo edhe zoterinjve te Muzeut te Vienes per qytetarine, korrektesine.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne vesh Detarit

        Ta haje ne vesh Detari.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Lajm i bukur.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Pershendetje inisiatoreve te kesaj nisme dhe turp per te ashtuquajtur "Akademia e Shkence (injoranteve)" te Shqiperise... BRAVO..!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje lexues

              Faleminderit zoterinj te nderuar! Keni bere nje pune te mrekullueshme. Akademia e Gjinushi matrapazit i perdor leket e taksapaguesit per udhetime jashte shtetit, dieta dhe tendera ku fitohet me grushta. Ju lutem gazetareve te bejne nje pune te mire dhe te publikojne qe ne zanafille projekte te tilla, besoj te gjithe jemi te interesuar qe ti mbeshtesim ato, secili me ato mundesi qe ka.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta I riu

                Kini dhe pak durim kur thote Pellumb Pilinçi-mos thyeni xhama (!). Mos turbulloni dhe Muzeumin e Vjenes me patos te genjeshtert. Se shpejti do ju vije deshifrimi i logos se tij ISCANDERBEG apo (ISKANDERBEG) nga e cila, ai na transmeton se jam shqipetar dhe se per çfare kam luftuar. Ai vjene ne histori te vertete, nuk ka qene marre peng, nuk ka qene asnje moment sekondar mysliman dhe rrefenja e historise se tij del e trilluar. Asht po ai djale nga Dibra, edukuar ne shkollat ushtarake te Romes dhe pasardhesit qe nuk u larguan ne Itali pas humbjes se luftes, i permbysen historine per te justifikuar kthimin ne mysliman. Ata qe iken ne Itali, u mjeruan, shkatrruan, humben neper histori, sa pas shume kohesh, pranuan genjeshtren e ketyre qe nuk levizen por nderruan(levizen) religjionin. Dhe kur u binden se kishin gabuar me ikjen ne Itali, vrapuan drejte Shqiperise dhe mbeten variabel e sivellezerve te tyre qe kishin ndryshuar religjionin dhe nuk kishin ikur. Pas kesaj le te mbetet debat per historianet se Sjellje (veprimi) i ciles pale beri serish Shqiperine. Faleminderit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ABAZ ALIU TOMORR

                  ALLAHU I BEKOFTE ,,SHQIPOT MYSLYMAN ,,HAMZAJ HERO KOMBETAR ,,,

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje