
Festat e fundvitit nisin me një shpërthim emocionesh në zemër të Tiranës! Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë lajmin e bukur se më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” do të jetë qendra e një mbrëmjeje të paharrueshme.
“Nata e Bardhë në zemër të Tiranës! ????
????Më 2 dhjetor, ???? sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në zemrën e festës, me një koncert që sjell artistë të njohur dhe atmosferë magjike për të gjithë! ✨
Një mbrëmje që nuk duhet humbur – muzikë ????, energji ⚡ dhe momente të paharrueshme”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë:
- *Alban Skënderaj*,
- *Xhensila Myrtezaj*,
- *Anxhela Peristeri*,
- *Manjola Nallbani*,
- *Era Rusi*,
- *Juliana Pasha*,
- *Semi Jaupaj*,
- *Sardi Strugaj*,
- *Vesa Luma*,
- *Emra Brah*,
Ky koncert pritet të jetë më shumë sesa një mbrëmje muzikore.
Lini një Përgjigje