Poçarët e vegjël të Farkës, fëmijët e apasionuar pas punimit të baltës

2 Dhjetor 2024, 08:56Kulturë TEMA
Poçarët e vegjël të Farkës, fëmijët e

Jam tetë vjeç. Poçarinë ma ka mësuar babi dhe më pëlqen shumë”, shprehet një djalë i rritur me pasionin për punimin e baltës.

Përmes aktivitetit “Duar të lashta”, që kishte për qëllim promovimin dhe trashëgiminë kulturore të Farkës, banorët ekspozuan produkte artizanale të qeramikës, por dhe verës e rakisë së zonës.

Procesi i krijimit të tavave dhe enëve të baltës kërkon delikates dhe përkushtim. Në Farkën e njohur për punimet e baltës tani janë vetëm katër familje që vazhdojnë traditën dhe synojnë që këtë profesion t’ua trashëgojnë fëmijëve, teksa kërkesa për këto enë gatimi dhe dekori është në rritje.

 

Lini një Përgjigje