“Angelus Novus” i Bashkim Shehut

1 Dhjetor 2024, 13:11Kulturë Adri Kalaja

“Angelus Novus” i Bashkim Shehut

 

Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Shqipëria.

Ai erdhi së fundmi me “Kryevepra të pakryera” dhe me librin dedikuar Liri Belishovës, njëri nga botime Toena dhe tjetri nga UET Press.

Por jo vetëm. Bashkim Shehu ka vite në lëminë e letërsisë dhe ka kontribuar dhe me përkthime, por dhe skenarë filmash.

Si person ai është nga intelektualët e parë që kemi, dhe, për më tepër, një nga intelektualët e vetëm e të paktë që kemi.

Ai i ka dedikuar jetën fjalës së bukur, ose letërsisë. Një prej librave të tij më të arrirë është “Angelus Novus”, finalist dhe i çmimit Balkanika për vitin 2008.

Së fundmi ai u ribotua nga shtëpia botuese Toena, por duket sikur kaloi në hije dhe pa shumë vëmendje.

Megjithatë le të flasim pak për të. Libri e merr emrin nga vepra e Walter Benjamin për pikturën me të njëjtën emër nga Paul Klee. Personazhi kryesor është Mark Gjoka, një mendje e rrallë por që nuk kujdesej dot për veten, i sëmurë për vdekje, me e thënë me Kierkegaard.

Walter Benjamin është një prej mendimtarëve më finokë që mund të hasi dikush, dhe një mendimtar joshës për më tepër.

Në fakt, libri duket se merr tis nga Thomas Bernhard, që luan me realitetin e jetës fizike dhe asaj mendore duke vënë theksin te kontrapunkti mes të dyjave.

Te sëmundja që mund ti sjelli dija mendjes dhe sesi kjo mund të jetë deri diku komike, ky është dhe basti i shkrimtarit Bashkim Shehu.

Kjo duhet të mjaftojë që të intrigojë një lexues kalibri, por edhe një lexues që kërkon sfidën, sepse me thënë të drejtën libri është libër për të gjithë, deskriptiv, pra përshkrues dhe jo i lodhshëm.

“Personazhi i gjithëpranishëm i këtij romani është Historia, e cila me fuqinë e saj të përbindshme e të verbër, sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta. Përballë historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore.”

Libri i dedikohet Mustafa Bajraktarit, vetëvrarë në burg në moshën 29 vjeçare.

 

4 Komente

  1. M
    Munika

    Madje eshte shkrimtari me i shquar jo vetem ne Sshqiperi, por edhe ne Ballkan, Evrope e pse jo edhe ne bote. Na ngrenci mune me gjithe reklama.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik

      Oh Zot sa e ka ofenduar dhe ule kaq poshte shkrimtarin e mirenjohur dhe te respektuar prej lexuesve te tij, ky shkrim paçavure! O Zot!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roma qe do lexohet nga secili shqiptar.

        Le te shpresojme qe mbase ndonje dite te afert.... mbase nxjere ndonje Roman mbi Historite tragjike te families te tije....! qe nga fillimi i jetes te Families, fatekeqesite mbi nje Popull et tere , dhe deri ne fundin e shkrirjes te privilegjeve qe kishin dhe qe i humben ....flm.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roma qe do lexohet nga secili shqiptar.

          Le te shpresojme qe mbase ndonje dite te afert.... mbase nxjere ndonje Roman mbi Historite tragjike te families te tije....! qe nga fillimi i jetes te Families, fatekeqesite mbi nje Popull et tere , dhe deri ne fundin e shkrirjes te privilegjeve qe kishin dhe qe i humben ....flm.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje