Sot shënohet 80-vjetori i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova lindi në Cerrcë më 2 dhjetor 1944 dhe ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar; u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
Duke pasur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë. U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë.
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.
Presidenti Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Vdiqe si spiune. Vdiqe si alkolike . Vdiqe si i pa fe . Vdiqe si pa atdhe. Nuk e kuptoje Serbin pse nuk e bene publike dosjen si UDBash te ketij palaço , dhe nuk eshte ky i vêtem po kemi Berrishen , Noka e shume te tjere . Kur krahina kosoves digjej ky spiune jetonte ne pallatin présidenciale Serbe te Milloshevici inskenimi , gjasme u more forcerisht i besojne qorrat . Milloshevici ishte kriminel por kishte besen e burrit , meqense ky verremli i sherbeu néné Serbi ai e dergoje me avionin e rrepublikes Serbe direkte e ne Rome.
Shqiptaret e Kosoves ishim me fat qe ne momentin me te duhur e paten nje udheheqes te rangut te dr. Rugoves.
Figurë historike! Vetëm njëri mund të krahasohet me të. Esadi! Nga të vdekurit, se nga të gjallët kanë edhe Sali Kufomën. Sikur t'i varrosnin të tre në një varr do ishin treshe madhështore
Kosovari ka tru sa gomari im. Sa shpejt I harroi deklaratat e qelbura te ketij legeni, ahere kur Kosova bombardohej