Astrit Koçibelli, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës tradicionale korçare, ka ndërruar jetë.
Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës korçare.
Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve tradicionale të Korçës, duke sjellë emocionin dhe magjinë e serenatave të vjetra me një stil autentik që preku zemrat e publikut të të gjitha moshave.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale korçare dhe mbeti një frymëzim për brezat e rinj të artistëve që synojnë të vazhdojnë këtë trashëgimi të çmuar kulturore.
/ora/
Tit Kocibelli shoku im na lendove me ikjen tende te papritur. Kemi kaluar vite shume te bukura bashke kur kendonim dhe benim shaka me njeri-tjetrin. Me le pa fjale. Nuk di c'te them me shume. Ngushellime te sinqerta familjes. Lamtumire shok i dashur dhe i paharruar. U prehsh ne paqe................????????????
Te Prehet ne Paqe...kame njohur ne Tirane ne unde vitet 1990-ta...nje Djale me Mbiemer KOcibelli...Djale me Integritet(Fredi)...iku ne Amerike..dhe uroj qe te jete mire.....lol
Ngushellime familjes. U shua edhe nje yll i ndritur i artit shqiptar. U kujtofte per jete!