Gonxhja: “Film di Stato” i Roland Sejko premieron në Festivalin e Filmit të Venecias (FOTOT)

5 Shtator 2025, 18:50Kulturë TEMA
Gonxhja: “Film di Stato” i Roland Sejko premieron në Festivalin

"Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me Kryetarin e QKK-së, z. Jonid Jorgji dhe Drejtorin e AQSHF-së, z. Eljan Tanini, ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit Notti Veneziane, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.

Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur material arkivor të papublikuar më parë, ndër të cilat dhe arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës.

Me këtë vepër, Sejko, i vlerësuar më parë me David di Donatello për Anija - The Ship dhe Nastro d’Argento për The Image Machine of Alfredo C. dëshmon edhe njëherë fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë në një reflektim të ri.

Një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare!" - shkruan Gonxhja.

A.K./TemA

1 Komente

  1. Q
    QKK institucion abuziv

    Një gjë nuk e kuptoj dot.Çfaqet një dokumentar 30min.i një krijuesi dhe vërshojnë një tabor me zyrtarë,rroftë sebepi,që me paratë e shqiptarëve bëjnë qejf nëpër botë! Ç'punë kanë këta zyrtarë nëpër festivale filmash?! Bëj qejf me paratë e shtetit kur filmi shqiptar është më i keqfinancuari në gjithë Evropën.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje