Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

8 Mars 2023, 09:15Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Poeti i njohur Hamit Aliaj është ndarë nga jeta.

Kjo gjë bëhet me dije nga miqtë e tij.

“Një lajm i trishtë:

TË NDRITTË SHPIRTI HAMIT ALIAJ!

Ike në heshtje!

Dhimbjen e more me vete, për të mbetur përjetësisht gjëmim mes malesh, dhe këngë ndër zemra!

U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im i mirë, poeti im i dashur”, shkruan Luan Rama.

“Hamit Aliaj mbetet njëri nga zërat më esencialë të letërsisë shqipe, pa emrin e tij nuk ka antologji serioze të poezisë sonë lirike.

Askush në poezinë shqipe nuk e ka perdorur parabolën me elegancën estetike të Hamit Aliajt — si një rrëfim lirik me situatë, karaktere, simbolikë dhe alegori.

Hamit Aliaj solli në lirikën shqipe mençurinë e odës së burrave pa etnografizëm, çka e bën poezinë e tij epigramatike, me mbyllje që shpesh kanë skalitje verbale prej proverbash.

Surealizmi i tij, si surealizmi i Vasko Popes apo Marin Soreskut, më shumë se fuzion i ëndrës me realitetin, eshte një kon drite që bie mbi kushtet e dhimbshme të një egzistence absurde. “Policët,” shkruan në njërën nga poezitë e fundit, “e kapën keqbërsin por nuk mund t’ja vënë prangat ngaqë s’ka duar!”

U prehsh në paqe, poet”, shkruan Gëzim Basha.

Lini një Përgjigje