Sot në mbarë botën festohet 8 Marsi dhe dita e gruas, festë apo protestë qoftë. Megjithatë, dje, në Shkodër u organizua një event ndryshe, artistik dhe me piktura.
"Fuqia e artit për fuqizimin e gruas!
Në kuadër të 8 Marsit, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Arteve të Universitetit "Luigj Gurakuqi", organizoi një ekspozitë ku arti bëhet zë për të drejtat, sfidat dhe arritjet e gruas në shoqëri.
Përmes artit, shprehim vlerësimin dhe admirimin për kontributin e gruas në çdo fushë të jetës. Një festë e bukurisë, forcës dhe frymëzimit që ajo sjell çdo ditë!" - Kështu shkruan në rrjetin e tij social kryetari i Bashkisë Benet Beci. A.K./TemA
Lini një Përgjigje