Në nder të Besim Zekthit nxënësit e "Qemal Stafës" organizuan koncert

7 Shkurt 2026, 12:43Kulturë TEMA
Në nder të Besim Zekthit nxënësit e "Qemal

Në nder të 90-vjetorit të lindjes së legjendës së valles shqiptare, Besim Zekthi, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” sollën një koncert të posaçëm kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Gjimnazit “Qemal Stafa”, si dëshmi e vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore brez pas brezi, nga rrënjët drejt së ardhmes.

Koncerti erdhi si një homazh për artistin e pazëvendësueshëm që e ktheu vallen shqiptare në identitet.

Besim Zekthi, një legjendë e skenës shqiptare, interpretoi mbi 200 valle si solist, duke krijuar qindra figura artistike që mbeten të paharrueshme.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje