Nga auditorët e Sorbonës, në kampet e internimit Tepelenë-Porto Palermo-Lushnjë

16 Korrik 2025, 14:40Kulturë TEMA
Nga auditorët e Sorbonës, në kampet e internimit

Kjo është banesa në të cilën jetuan deri në vitin 1990 familja e Ilir Spahiut, e njohur për vlera të larta dhe ideale të spikatura.

Ilir Spahiu ishte i biri i Lutfiut dhe Xhevahires. Lindi në vitin 1939 në fshatin Kolesjan të Kukësit.
I ati Lutfi Spahiu u diplomua në Sorbonë të Francës për drejtësi.

Pas përfundimit të studimeve të larta, kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin në vendin e tij. I njohur për pikëpamjet e kundërta ideologjike me regjimin, Lutfi Spahiu do të burgosej rreth viteve 1946-1948. Në vitin 1948 Lutfiu arratiset në Jugosllavi. Nga Jugosllavia shkoi drejt Parisit, ku jetoi deri në fund të jetës së tij.

Po në këtë vit, për të birin Ilirin, nënën e tij Xhevahiren dhe gjyshen Xhemile (nëna e Lutfiut) do të niste kalvari i internimeve nga Tepelena, në Porto Palermo, Savër e Rrapëz të Lushnjës deri në vitin 1990.

Internohen duke u marrë me forcë në mënyrë brutale nga vendlindja e tij Kolesjan i krahinës së Lumë së Kukësit duke mos i lënë të marrin asgjë me vete, biles as plaçkat-kujton mes rreshtave të një letre, vajza e Ilirit, Zamira.

Fotografia që përjetëson imazhin e Ilir Spahiut me nënën e tij Xhevahire, është shkrepur në vitin 1963, në kampin e internimit në Savër të Lushnjës.

Data e fotografimit: korrik 2019
Foto: Gent Onuzi

Lini një Përgjigje