Nga Zenit botim i ri me titullin "Shqipëria dhe invazioni turk në shekullin XV"

11 Prill 2025, 12:07Kulturë TEMA
Nga Zenit botim i ri me titullin "Shqipëria dhe invazioni turk në

Zenit botim (i ri) me titullin "Shqiperia dhe invazioni turk në shekullin XV", autor: Athanas Gegaj dhe përktheu Qemal Velija.

"Siç shihet, kemi zgjedhur mes varianteve "pushtim", "dyndje", apo "mësymje" etj., ta lemë si në origjinal termin "invazion" në titull. Veç të tjerave, edhe për arsye të referimeve, ashtu si e referon edhe Noli, e duke e vlerësuar si më të plotin këtë punim.

"Qëndresa e gjatë dhe heroike e Shqipërisë nën udhëheqjen e Skanderbegut, ka të bëjë me historinë e saj, por edhe me atë të Europës, të kërcënuar prej rrezikut osman. Peripecitë tronditëse të kësaj lufte tragjike morën jehonë prej kronistëve, veçanërisht atyre shqiptarë, për të ringjallur kurajon e bashkëkohësve duke përkujtuar lavditë e të parëve.

..Asnjë vepër deri më tash nuk i është kushtuar paraqitjes kritike të këtyre ngjarjeve parë nga këndvështrimi shqiptar por pa qëllimin dukshëm apologjetik që e minon vlerën historike. Ky shqyrtim i ri kritik do të synojë t'i vendosë ngjarjet në Shqipëri në kuadrin e historisë europiane dhe veçanërisht të hedhë dritë mbi karrierën ushtarake të Skanderbegut, duke u përpjekur të shpengojmë të vërtetën prej legjendës me të cilën është qarkuar.

Për t'u ruajtur prej teprimeve të këtyre kronistëve dhe pohimet shpesh kontradiktore të historianëve modernë, kemi bërë një hulumtim të gjerë ndër burimet arkivore. Historia e Skanderbegut nënkupton njohjen e gjendjes politike të Shqipërisë në pjesën e parë të shekullit 15. Në të vërtetë, nuk mund të kuptohet qëndresa e gjatë dhe ngadhënjyese që ai bëri ndaj turqve, po të mos kihet parasysh se në kohën e tij Shqipëria ishte në një proces përbashkues nga pikëpamja politike. Ndaj do ndalemi në evolucionin politik të Shqipërisë në fundin e mesjetës dhe në historinë e familjeve kryesore të saj." - nga "Hyrje" e autorit. 

Lini një Përgjigje