Katamarani i Art Explora Festival ka mbërritur në Portin e Durrësit, ku do të qëndrojë për ditët në vazhdim.
Brenda këtij mjeti lundrues mund të vizitohen ekspozitat e përgatitura nga Art Explora, ku hyrja është e lirë. Aktivitetet do të nisin çdo ditë në 11:00 dhe do të përfundojnë rreth mesnatës, në varësi të zhvillimit të tyre.
Organizatorët njoftuan online se nga qendra e qytetit të Durrësit do të ketë një autobus dedikuar kësaj veprimtarie, që do të niset çdo 30 minuta.
Katamarani është varka e parë muzeale në botë. E projektuar nga arkitektët Axel de Beaufort dhe Guillaume Verdier, ajo është 47 m e gjatë dhe 55 m e lartë. Varka është ndërtuar në kantierin e anijeve Perini Navi në Itali.
Ky katamaran mund të strehojë 2000 njerëz në ditë në bord dhe përmban një ekspozitë gjithëpërfshirëse të projektuar me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Musée du Louvre, një përvojë e zhvilluar me Ircam dhe rezidencat e artistëve në bord.
Lini një Përgjigje