VIDEO/ “Art Explora” në Durrës, Gonzato: Ndërlidhja kulturore, potencial për ta shndërruar shoqërinë

10 Prill 2025, 17:54Kulturë TEMA
VIDEO/ “Art Explora” në Durrës, Gonzato: Ndërlidhja

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, BE mbështet artistët dhe institucionet kulturore në Shqipëri.

Në fjalën e tij në inaugurimin e “Art Explora”, që vjen për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar, Gonzato u shpreh i impresionuar nga pikturat e emigrantëve të rinj, që portretizonin një Mesdhe të kthyer në varrezë.

“Mesdheu ka qenë gjithmonë një vendtakimi, një vend shkëmbimi tregtar, kulturor gjithashtu dhe gastronomik”, tha ai.

“Mesdheu është kultura e verës dhe e vajit të ullirit që na afron me njëri-tjetrin”, u shpreh Gonzato.

Ai u shpreh krenar që BE mbështet financiarisht këtë iniciativë që përkon plotësisht me vlerat në bazë të projektit evropian.

Gonzato tha se lidhja kulturore ka potencial shumë të madh për ta shndërruar shoqërinë.

Kultura, shtoi ai, “ka rol në ecurinë e Shqipërisë për të hyrë në BE”.

Kjo, theksoi ai, “është arsyeja pse BE në Shqipëri ka bashkëpunuar ngushtësisht si me artistët, ashtu dhe me institucionet kulturore”.

Lini një Përgjigje