Autoriteti i Dosjeve fton në diskutimin e librit të Nebil Çikës si pjesë e Klubit të Librit

10 Prill 2025, 17:31Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve fton në diskutimin e librit të Nebil

"Takohemi të premten, datë 11.04.2025, ora 13.00 në bibliotekën e qytetit të Sarandës për një reflektim të thelluar mbi kujtesën historike përmes letërsisë memuaristike.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një aktiviteti të Autoritetit të dosjeve që shënon dy ngjarje të rëndësishme:

• Diskutim rreth librit "Biri i armikut" – një rrëfim tronditës dhe i sinqertë nga gazetari dhe aktivisti Nebil Çika, që sjell një dëshmi të rrallë mbi persekutimin, qëndresën dhe dinjitetin në diktaturë.

• Themeli i Klubit të Librit “Mësojmë nga e kaluara” në Sarandë – një hapësirë e re për dialog ndërbrezor, edukim dhe ndërgjegjësim përmes leximit dhe dokumentimit historik.

Në këtë ngjarje do të ndalemi edhe tek figura e Nebil Çikës dhe trashëgimia që ai la pas si zë i guximshëm i së vërtetës. Një vit më parë ai humbi jetën por na la një rrëfim mbi historinë e familjes së tij.

Libri nuk është vetëm një rrëfim autobiografik. Ai është një akt i guximshëm dëshmie për të zbuluar mekanizmat e dhunës sistematike gjatë diktaturës komuniste, dhe një mesazh i qartë për rëndësinë e së vërtetës, drejtësisë dhe kujtesës në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme.

Përfaqësues të Autoritetit, studiues dhe mësues të arsimit në qytetin e Sarandës do të ndalen në disa çështje si:

• Familja Çika, si simbol i qëndresës përballë persekutimit në tre breza.
• Ballafaqimi i librit me dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, që ndriçojnë më tej kontekstin e ngjarjeve.

• Mundësitë për transmetimin e kësaj historie tek brezat e rinj, përmes programeve në arsimin parauniversitar dhe bashkëpunimit me mësuesit.

Ky aktivitet është një thirrje për të ruajtur memorien kolektive dhe për të kultivuar ndjeshmëri ndaj të shkuarës, në mënyrë që ajo të mos përsëritet.

Mirëpresim median, mësuesit, të rinjtë dhe çdo qytetar që dëshiron të mësojë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të ndriçuar." - shkruan Autoriteti.

Lini një Përgjigje