Në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, kanë hapur thirrjen për artistë: muzikantë, aktorë, zejtarë e artistë pamorë.
Artistët mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Netëve Kulturore Epidamn të Trashëgimisë dhe Artit, një ngjarje artistike që do të zhvillohet pranë monumenteve historike: Kulla Veneciane dhe Hamami i Durrësit.
Ky projekt është pjesë e iniciativës “Recraft the Past, Build up the Future III” nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Synimi është të ndërtohet një ngjarje që bashkon të kaluarën me të tashmen, përmes artit dhe për këtë nevojiten: dy muzikantë, të cilët do të vlerësoheshin edhe më shumë nëse do të përdornin instrumente tradicionale; 3 aktorë (për perfomanca artistike në hapësirat historike); 2 zejtarë, që ruajnë dhe promovojnë zanatet tradicionale; 1 artist pamor, me qasje bashkëkohore mbi trashëgiminë kulturore. Afati i fundit për aplikimet është data 20 prill 2025.
Lini një Përgjigje