Më 9 prill të vitit 1961 ndërroi jetë në Paris, mbreti Zog.
Në një sërë publikimesh monografike, të dhënat e gjurmueshme të prejardhjes së familjes Zog tregojnë se vendorigjina e pararendësve gjendej edhe më në veri, para zhvendosjes në Burgajet të Matit në fund të shekullit të XV-të.
Ahmet Muhtar Zogolli, i biri i Xhemal Pash Zogut dhe i Sadie Emin bej Toptanit, u lind më 8 tetor 1895. Mentorët e tij të parë qenë Dervish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7-vjeçare do të largohej nga vendi për të vijuar edukimin në Turqi, ku krahas liceut francez të Stambollit kreu kursin e oficerëve rezervë.
Në atdhe do të kthehej më 20 korrik 1912, në kohë për të kremtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Relativisht herët, do të niste rrugëtimin e tij në politikë në postin e ministrit të Brendshëm. Më 31 janar 1925, do të shpallej President i Republikës Shqiptare, ndërsa më 1 shtator 1928 do të mbërrinte në apogje të karrierës, duke drejtuar monarkinë shqiptare.
Me nisjen e pushtimit italian, u shpërngul nga atdheu për t’u vendosur fillimisht në Greqi, prej nga ku do të merrte udhë një kalvar mërgimi me ndalesën e fundme në Francë.
Në vlerësim të kontributit si shtetar, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u organizua një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të tij në atdhe, të cilat u vendosën në mauzoleumin e familjes mbretërore. Gjithashtu, në këtë kuadër, u dekorua nga presidenti i Republikës me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.
News Chronicle 8/7/1939 Nga korrespondenti jonë i veçantë Polakët e brohorasin Mbretin Zog Varshava (e premte): “Poshtë Musolini, Rroftë Shqipëria” thirriste turma polake kur Mbreti Zog mbërriti sot në Poloni i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldina dhe Princi, përfaqësuesit e qeverisë polake pritën në kufi Mbretin Zog dhe i dhanë të gjitha nderimet e një Monarku. Mbreti Karol i Rumanisë kishte vënë në dispozicion trenin e tij special. Një tren i mbyllur do ta çojë Mbretin Zog përmes Danzigut në Gdinya, ku do të nisë për në Kopenhagë. Mbretëresha Giraldina e veshur e tëra në të bardha ka treguar të birit, të cilin e mbante në krahë, njerëzve që brohorisnin
Hajde " biografi " dhe perkujtim hajde. Ne te rinjte kemi nevoje te dime cilen shkolle mbaroi " mbreti ", domethene a ka ndonje diftese ( diplome ) qe ka mbaruar, qofte edhe 8 vjecaren, duam te dijme se si ka mundesi qe 17 vjec na paska perfunduar shkollen per " oficer ", ku jane diplomat e " shkolles franceze " ( ne fakt, ai s'ka perfunduar asnje shkolle af franceze as lesheze por ka qendruar pak vjet ne nje shkolle ku mesoi turqisht ), si dhe pse u be " mbret " kur Shqiperia s'ka pasur mbreteri pervec ca principata ( ky s'i perkiste asnjeres principate ), si ka mundesi qe iku ( pse iku ) ne Jugosllavi dhe u kthye me ushtaret serbe, ruse te bardhe dhe me armet e tyre per te marre nje pushtet qe, perpara arratisjes ne Beograd nuk e kishte ( ne qershor 1924 ishte tjeterkush kryeminister ), si dhe pse i vrau qindra shqiptare me dhe pa gjyq, si ka mundesi qe kur Italia sulmoi Shqiperine ne 7 prill 1939, ky ishte Komandant i Pergjithshem i Ushtrise dhe hiku me vrap ne Greqi dhe i la hijen vendit ( megjithese ishte betuar dikur qe, po u sulmua Shqiperia do te vesh opingat e te dal ne mal ), si ka mundesi qe mori me vete nja 200 kg ar dhe 54 valice me placka, si ka mundesi qe ka ndenjur ne pushtet relativisht gjate dhe nuk gjendet askund as nje faqe leter ( dokument ) i shkruar me doren e tij ( dinte ky njeri te lexonte e shkruante shqip apo jo ) etj.etj. Ky njeri " atdhetar 24 karatesh " na qenka figure qe meritoka dekorata dhe statuje ne kryeqytet ( heeee ! ). Ky eshte populli " i lavdishem " skipetar, prandaj ka qene dhe eshte me i fundit ne Evrope.