Aktivitete të shumta artistike dhe kulturore gjatë muajit prill

9 Prill 2025, 14:06Kulturë TEMA
Aktivitete të shumta artistike dhe kulturore gjatë muajit prill

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi kalendarin e një sërë aktivitetesh kulturore e artistike që pritet të zhvillohen gjatë muajit prill.

“Një mozaik emocionesh, ngjyrash dhe krijimtarie që merr jetë falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, shprehet ministri Gonxhja.

Aktivitetet e këtij muaji do të jenë të larmishme. Mes tyre do të ketë ekspozita, shfaqje filmash, punëtori, koncerte, prezantime botimesh të reja etj.

Një ndër aktivitetet që nis këtë prill është “Kombinati i ëndrrave” (prill-qershor 2025), që parashikon të përfshijë 3 punëtori kreative dedikuar fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, të cilët do të punojnë për krijimin e një dhome me akrilik e mjete të ricikluara, një libër me mjete të ricikluara si dhe do të krijojnë personazhe për një teatër kukullash. Të gjitha këto procese do të finalizohen me një ekspozitë.

Një tjetër aktivitet do të jetë koncerti me pjesëmarrjen e disa nga zërave më të njohur të këngës shqiptare, titulluar Albanian Pop Rock “4 stinët”.

Në datat 11, 12, 13 prill do të zhvillohet një kampionat hip hop dance, ndërsa më 19 prill nis edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it.

“Albania from the Air” titullohet albumi i përgatitur me fotot e Alket Islamit, që do të prezantohet në Qendrën për Hapje dhe Dialog, ndërkohë që të tjera aktivitete do të vijnë në kuadër të Art Explora Festival dhe Muse-X.

 

1 Komente

  1. V
    Vala

    Futja pordhes! librin per femije e keni futur ne prodhimet seri te kombinatit dhe prisni tu qasen femijet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje