“Vila 31 x Art Explora”, ish-rezidenca e një epoke të errët, është kthyer tashmë në një qendër inovative artistike dhe kulturore që mirëpret rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera.
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e kësaj qendre, e cila do të ofrojë një program kulturor të hapur për të gjithë me performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.
Kryeministri Rama nderoi me Medaljen e Kryeministrit Ylli i Madh i Mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë drejtuesin e fondacionit kulturor Art Explora, Frédéric Jousset, ndërsa vlerësoi kontributin e tij në hapjen e kësaj qendre.
“Kjo do të jetë rezidenca e ardhshme e Art Explora. Takimi juaj me Shqipërinë bëhet fillimi i aventurës së Art Explora, që e hapim sot në praninë e një publiku kaq të bukur dhe shumë njerëzve të ardhur nga Franca”, tha Rama.
Dikur një vend Makbethian, Rama tha se sot kjo godinë është shndërruar në një vatër kulture shqiptare dhe të gjithë botës.
Lini një Përgjigje