Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole, ka reaguar në lidhje me transformimin që po i bëhet Vilës 31 në një hapësirë arti, hap që sipas saj mund të shihet si paradoksal për sa kohë ende nuk janë kthyer në muze burgjet dhe kampet ku vuajtën mijëra njerëz.
Në një postim në rrjetet sociale, Godole shkruan se kjo mund të shihet si një aspekt intrigues, por që mund të përkthehet edhe si akt cinik në një kohë kur vendi ynë ende ka mbetur pas me ballafaqimin me të kaluarën e diktaturës.
Në një vend ku ende nuk kemi kthyer në muze burgjet dhe kampet ku u kalbën për gjysëm shekulli mijëra njerëz, transformimi i Vilës 31, shtëpisë së ish-diktatorit, në një hapësirë arti tingëllon si një paradoks provokues.
Sigurisht, simbolika e kthimit të folesë ku gatuhej represioni në një vend lirie të artit dhe krijimit si kundërvënie e hijes së diktaturës, duket intriguese në pamje të parë.
Por a nuk mund të merret edhe si një akt cinik, në kushtet kur ende mungon ballafaqimi real me të shkuarën tonë të dhimbshme? Në Shqipëri, memorialet që dëshmojnë vuajtjen e viktimave të regjimit janë kaq pak, sa numërohen me gishtat e një dore. Përkundrazi, investimi i vazhdueshëm në vende të lidhura me persekutorët, veçanërisht në sy të ish të burgosurve politikë dhe të persekutuarve, perceptohet si një shmangie e qartë e detyrimit tonë moral ndaj tyre dhe kujtesës historike.
Shembujt ndërkombëtarë na tregojnë se si mund të trajtohet historia. Gjermania, për shembull, e ka kthyer “Berghof”, rezidencën e Hitlerit në Obersalzberg, në një qendër dokumentacioni historike që edukon vizitorët mbi krimet e nazizmit. Po ashtu, Franca i ka shenjuar hapësirat që lidhen me bashkëpunimin e regjimit të Vichy-së si vende muzeale që dokumentojnë historinë e errët të kohës.
Prandaj, në vend të ngutit për të krijuar hapësira argëtuese dhe tërheqëse për artistët e huaj, autoritetet shqiptare duhet të tregojnë maturi dhe të gjejnë ekuilibrin e duhur: ta kthejnë historinë në një dialog të hapur publik, duke krijuar paralelisht muze e memoriale që edukojnë dhe ftojnë shoqërinë të reflektojë me sinqeritet për të kaluarën. Vetëm kështu do të shmangim kthimin e historisë në një inskenim sipërfaqësor dhe do t’i japim kujtesës historike vendin që meriton.
Edhe Kasemi, yte ate, ka kontribuar me sukses per te futur ne burg disa oficere marine kur ishte ne pune.
Per Godolen dhe te gjithe Gondolet e tjere: Tani ndodhemi ne vitin 2025, kur thuajse te gjithe personat pergjegjes per padrejtesite e 1945-1990 kane shkuar ne boten tjeter, ashtu si thuajse te gjithe ata qe e pesuan prej tyre. Ringjallja me muzeume false dhe perralla te tjera qe kerkojne njerezit si Gondolja ( qe kane 34 vjet qe marrin para te majme nga gjithfare fondacionesh-shpesh me baze nazi-fashiste ) nuk eshte gje tjeter vecse mbajtja gjalle e ndasive, urrejtjes dhe largimi i vemendjes popullore nga padrejtesite dhe krimet e panumerta te kesaj periudhe. Duhet t'iu tregohet ketyre Gondoleve p.sh ( Godolja ka rene brenda me kembet e saj ) se, ndersa na thote se " Po ashtu, Franca i ka shenjuar hapësirat që lidhen me bashkëpunimin e regjimit të Vichy-së si vende muzeale që dokumentojnë historinë e errët të kohës ", asnjehere nuk i permendin shqiptaret bashkepunetore ( dhe kriminele ) te pushtuesve nazi-fashiste. Regjimi i Vishis-e ishte analogu i qeverive shqiptare dhe Regjences se 1943-1944. Asnjehere keto Gondolet nuk i kane denuar moralisht keta bandite qespiunonin, arrestonin, internonin dhe vrisnin djemte e Shqiperise qe luftonin pushtuesit ( jo me te behet fjale per ndonje objekt muzeal qe deshmon dhe denon veprimtarine e tyre ). Pikerisht fakti qe tash 34 vjet njerezit ndahen ( bardhe e zi ) ne te keqinj e antishqiptare dhe ne " patriote, nacionaliste ..." etj. duke vepruar me keq se gjate 1945-1990, ka bere qe shumica dermuese e shqiptareve nuk duan t'ia dine ( dhe as iu vjen keq ) per ata qe e pesuan. Ne fakt, ka nje kategori njerezish per te cilet vertete duhet ndjere keqardhje dhe dhimbje per vuajtjet e tyre por, kur ti i perzien dhe i trajton njelloj si ata qe e pesuan kot me ata qe ishin kriminele lufte ( por edhe paslufte-spiune te te huajve dhe anetare te bandave terroriste ) atehere fiton ose mosperfilljen ose neverine e shumices dermuese te popullit ( sic e kane fituar Gondolet dhe te gjitha Bolet e tjere ).