Një murale për Kadarenë! Realizohet në Bulevardin e Ri nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco

10 Shtator 2024, 08:05Kulturë TEMA
Një murale për Kadarenë! Realizohet në Bulevardin e Ri nga

Vepra ndodhet në fasadën e një prej pallateve në zonën e Bulevardit të ri, tashmë e përfunduar dhe gati për tu admiruar nga qytetarët jo vetëm shqiptar por dhe ata të huaj që vijnë në Tiranë.

Është një vepër e madhe që prek padiskutim kryeveprën. Kjo është vepra më e mirë do të thoja e Bagnascos. Është një vepër që tregon shumë kulturë, tregon personalitet. Jemi me fat që kemi këtë vepër dhe jam i bindur që kur të vijnë dhe turistë të ndryshëm nga bota është një gjë shumë e mirë që të kemi një murale të Ismail Kadaresë i cili është kaq i njohur në botë”,-shprehet  Helidon Haliti, kurator “Mural fest”.

Artisti Bagnasco rikthehet sërish në Tiranë, për edicionin e 6-shtë të “Mural Fest”. Vitin e kaluar realizoi muralen e Leonel Messit. Këtë herë ju deshën  dy muaj  për të studiuar portretin e Kadaresë dhe vetëm 7 ditë për ta realizuar.

“Ai solli një propozim shumë interesant sepse vet tematika e “Mural Fest” është Inteligjenca Artificiale. Solli një Ismail me shumë dimensione të ndryshme,në një qendër, në një spot të jashtëzakonshëm, qëndra e Tiranës apsolutisht dhe padyshim ai bëri një vepër shumë të madhe ku këtu kthehet në një vend pelegrinazhi mbasditeve.”

Në muret e pallateve në kryeqytet ka më shumë se 100 murale, të realizuara nga artistë të ndryshëm. Këtë vit në edicionin e gjashtë të “Mural Fest” marrin pjesë 14 artistë nga e gjithë bota. A.K./TemA

8 Komente

  1. K
    Kritiku

    E gjithe Bota fasadat e mureve te pallateve i zbukuron me lloj lloj lule te bukura ndersa ne Albanistan ……. Imaginini nje turist te huaj duke kaluar naten,ne nje Moment qe nuk ka drita dhe po kalon para kesaj fasade dhe për nje ca vijne dritat, Ai do te tmerohet dhe do ja mbathi vrapit se do ti duket sikur po i del nje fantazem……

    Përgjigjjuni
    1. Perlat Spahiu

      Uh mo argjentinas ziu,a e din se ke bere portretin e nje persekutori kriminel,te turkut ismail i cili i ka lene gjurmet ne persekutimin e nje familje shqiptare te pafajshme.mbase ti argjentinas nuk ke rrenuar ne jeten e ketij persekutori e nuk dine te shkuaren e tije.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten

        Te quash Kadarene turk tregon se e paske lexuar dhe qare me lot. Duket dhe nga shqipja si e shkruan.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perlat Spahiu

          Kush te tha se e kam lexu Kadaren o u mbytsh, sa ta kem trurin plot me dije shkencore nuk me pjerdh fare per Kadarene

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sorry....

            Lato! Po pse e kruan kur e paske koken me dije shkencore! Thone se ky soj njeriu, vetem me dije shkencore, zor se eshte njerezor. Gje e bezdisshme sociale. Thjeshte humanoid I kufzuar! Pa sharm te jetes! Jetes ... gjese me hyjnore mbi toke!

            Përgjigjjuni
      2. e
        e po...

        Hahen keto muralet apo u lehetesohet jeta shqiptareve se po bejne reklamen me te madhe se realitetin qe e perçenojne dhe shajne per dite?! Ne çdo gje ka nje raport qe natyra e ka ruajtur: raporti me masen. Dhe po u prish apo deformua ky raport, kthehet ne tallje publike. Nuk eshte se ka ndonje të keqe te madhe, por Shqiperia ka figura te medha qe e kane shpetuar nga goja e ujqerve dhe sot ngelen ne hije. Edhe kjo behet me fuqine e pushtetit te forces dhe ekspozimit te emocioneve te disa njerzeve, gje qe ne nje te ardhme do te ngelet si barsalete.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          skiptaret duan vetem murale per allahi ne arabisht dhe minare

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hess

            Nuk u kuptoj keta idiotet qe komentojne ketu. Edhe une kam rezervat e mia per Kadaren por bota e njeh per nje nga shkrimtaret me te mire te kohes dhe ne pavarsisht opinioneve njihemi prej vepres se tij, fames se tij si nje figure perfaqesuese e shqiptarise. Muralja kete ben njerzit nuk duhet te harrojne plus qe zbukurojne gjithe ato ndertime si kuti kartoni dhe zgjedhja e nje shkrimtari te madh i ben nder pejsazhit groteks te germadhave pa shpirt.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje