
Piktori Andi Hila do të çelë një ekspozitë të tijën këtë fillim vjeshte. Ekspozita titullohet pikërisht “Fije” dhe vjen si një bashkëpunim mes Universitetit të Arteve, Universitetit të Shkodrës dhe Galerisë FAB.
Ekspozita e Andi Hilës do të hapet në 12 shtator në orën 19:00 (në Galerinë Fab) dhe do të rrijë e hapur deri me datën 19 shtator.
Andi Hila është një nga piktorët më të veçantë të pikturës shqipe, një student i vërtetë i pikturës ai gjithashtu nuk ngurron të eksperimentojë me teknikat por pa e tepruar.
Prandaj dhe kjo ekspozitë e tij është një rast i mirë për tu njohur me veprën e tij dhe pse jo, për një mbrëmje ndryshe ?! A.K./TemA
Lini një Përgjigje