Gjumi, ushtrimet fizike, jeta sociale, një dietë e pasur me fruta dhe perime janë disa nga këshillat kryesore se si të përpiqemi të kemi një jetë sa më të gjatë.
Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Kopenhagës kanë shtuar një njohuri shtesë mbi këtë temë, duke zbuluar rolin e një proteine të njohur si Oser1, e cila duket se ka një ndikim të madh në jetëgjatësinë dhe mund të hapë rrugën për trajtime të reja.
Nuk është hera e parë që identifikohet një lidhje midis një proteine dhe një predispozicioni më të mirë për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm.
Një studim i mëparshëm i koordinuar nga Annibale Puca i Grupit MultiMedica të Milanos dhe Paolo Madeddu i Universitetit të Bristolit kishte identifikuar rolin e proteinës BPIFB4, në variantin e saj Lav te 100-vjeçarët.
Tani, falë një pune, rezultatet e së cilës janë botuar në revistën ”Nature Communications”, ekipi danez ka identifikuar një faktor të ri për jetëgjatësinë, është një proteinë që ekziston në kafshë të ndryshme, si mizat e frutave, krimbat e mëndafshit dhe njerëzit, sipas Lene Juel Rasmussen, autore e studimit të ri.
Studiuesit zbuluan Oser1 duke studiuar një grup më të madh proteinash të rregulluara nga faktori kryesor i transkriptimit Foxo, i njohur si qendra rregulluese e jetëgjatësisë.
”Ne gjetëm 10 gjene që, kur manipuluam shprehjen e tyre, ndryshuan jetëgjatësinë”, thotë Zhiquan Li, kryeautori i studimit të ri.
”Pas studimit të tij në modelet e kafshëve, studiuesit tani janë fokusuar në rolin e gjenit tek njerëzit, por deri më tani shumë pak është publikuar për këtë”, theksojnë ata.
Qëllimi është që identifikimi të sigurojë objektiva të reja të barnave për sëmundjet e lidhura me moshën, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative. A.K./TemA
Jo gjeni po geni
Mirë e ka o Sali, gjen thuhet, po ashtu gjenetikë, etj. https://fjale.al/gjen
India eshte mbase vendi qe konsumon me shume fruta dhe perime per fryme. Mosha mesatare eshte 72 vjec. Hong Kongu eshte vendi qe konsumon me shume mish dhe peshk per fryme ne bote. Mosha mesatare eshte 86 vjec. Hani fruta dhe perime!
lali,personalisht bëj pjesë në anën e hong kongut,india nuk konsumon fruta perime,vegjetarianë,nga dëshira!i konsumojnë nga sikleti!vite më parë dhe hong kongu hante vegjetarian,rritja e kushteve ekonomike i bëri të hanë dhe mish!!kinzët po ashtu!!koreano veriorët,jo vetëm mish që nuk kanë me "bollëk" por dhe grurë e kanë me racion!prandaj dhe ata janë vegjetarianë nga e keqja!!rusët konsumojnë vezë e pula,por prapë e kanë moshën mesatare 69 vjeç,më poshtë se vegjetarianët e indisë!!ndikim të madh ka vodka me të lirë dhe,kohët e fundit,lufta "padhiotrike"!!
"studiuesit në Universitetin e Kopenhagës",në SHQIP=KOPENHAGENIT!!(jo bernit,por bernës,jo ëashintonit,por Uashingtonit,etje)!ta lëmë mënajnë shkrimin e shqipes alla "kështu e thonë nga katuni tim,dhe ti këthehemi lajmit!!gjë e bukur dhe interesante për zbulimin e ri!!si çdo zbulim,shpikje ka anët e mira dhe të këqija!!të mirat janë një jetëgjatësi,ku njeriu mund të shijojë më shumë vite të jetës së tij,familjes e shoqërisë së tij!tëkëqijat,ose ato jo dhe aq të mira!nuk do ket më dalje në pension me 65 vjet dhe shijim pensioni për 30,50,100 vjet,por do ketë punë deri në 90 vjet e jetë prej pensionisti prej 20,25 vjet,njëlloj si sot!jetëgjatësia të bën të shijosh jetën e bukur që ke,ose të kapërdish me vështitësi çdo ditë jetën e mutit që ndoshta,po ashtu e ke!!të gjithë e dimë se jeta e çdokujt nuk është kopësht me trëndafila,nuk është gëzim i përditshëm!po të marrim dy shëmbuj të jetëve të antikëve!!atë të akilit dhe atë të epitetit!jeta e të parit ishte shumë më e shkurtër se e të dytit!!njëri vdiq i lirë tjeri jetoi si skllav!!këtu kemi të bëjmë me dy mentalitetet për ta jetuar jetën tonë!!ata që brohorasin sot për këtë"zbulim"(që nga kohët e kohëve,dhe para akilit,janë "krijuar","zbuluar", jetëzgjatës sa të duash,bile,më duket nja dy më tepër!!përfunimi është si e jeton jetën tënde!në fund të fundit sado e gjatë të jetë,prapë do vdesësh!!mund ta jetosh si akili,o si epiteti!!shumica e jetojnë si epiteti,dhe kjo shumicë pavarsisht se e di fare mirë që do cofë një ditë,prapë nuk e pranon vdekjen!kjo shumicë ka shpikur "jetën e vërtetë",pasi ka konsumuar këtë të gënjeshtërtën për së gjalli!!kjo shumicë mbush brekët sa herë medi pianeci o putana kalëruese arinjsh kërcënon me armë atomike!!kjo shumicë është e lumtur në diktaturë,e lumtur në skllavëri!!nuk i thonë kot"nëna e budallait është gjithnjë shtatzanë,dhe fëmijët e saj janë të lumtur"!!