Artistja e madhe shqiptare, Vaçe Zela, është portretizuar në Tiranë nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, e bija artistes Irma Rodiqi, ka shprehur mirënjohje të thellë për dashurinë që populli shqiptar i dhuroi në të gjallë e në të vdekur nënës së saj.
Ndërsa, për muralin me portretin e Vaçe Zelës ajo është shprehur të jetë e bindur se nëna e saj po vëzhgon e lumtur nga qielli, për përjetësimin e saj si yll me dashuri dhe art edhe në muret e Tiranës.
“Nuk ka pasuri në botë që do të mund të zëvendësonte sado pak dashurinë tuaj të pakufishme! Atë që i falët sa ish gjallë dhe i falni edhe sot. Jam e bindur që ajo na vëzhgon e lumtur nga qielli, të cilit ju me adhurim i shtuat një yll në ditën e largimit të saj nga kjo jetë, dhe prej sot edhe nga muri në të cilin e përjetësuat me aq shumë dashuri e art. Ju jeni Shqipëria e saj e shenjtë, Shqipëria ime e dashur – Ajo që nuk vdes kurrë!”, ka shkrur Rodiqi në facebook.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë në “Facebook”:
Po ku ka si ti o Shqipëria ime!» – Nuk ka varg që mund të shprehë më fuqishëm mirënjohjen time të thellë. Jo rrallë dëgjoj, «Sikur të kish lindur në një vend tjetër…» E kam thënë për herë të parë atë ditë, kur me dashurinë tuaj të pafund, ma bëtë më të lehtë përcjelljen në amshim të nënës sime të shtrenjtë, dritës së jetës time. E kam rithënë kur në stadium kumbonte zëri i saj mes brohorimave dhe lotëve tuaj dhe nuk do të rresht së përsërituri sa të kem frymë: Nuk ka pasuri në botë që do të mund të zëvendësonte sado pak dashurinë tuaj të pakufishme! Atë që i falët sa ish gjallë dhe i falni edhe sot. Jam e bindur që ajo na vëzhgon e lumtur nga qielli, të cilit ju me adhurim i shtuat një yll në ditën e largimit të saj nga kjo jetë, dhe prej sot edhe nga muri në të cilin e përjetësuat me aq shumë dashuri e art. Ju jeni Shqipëria e saj e shenjtë, Shqipëria ime e dashur – Ajo që nuk vdes kurrë! A.K./TemA
Artiste me përmasa të tilla janë të rralla në botë,sot këndohet me robe banje të fryra e të çfryra,me byth fallco e me silikon që ta shikosh e mos e dëgjosh....
Vaçe Zela, kjo Dive qe na frymezoi me ndjenjen e ye bukures, na frymezoi ta fuam Atdheun tone ye dashur ky genomen i paperseritshem qe na mungon por...fale njerezve te mire e te tslentuar tr artit sot ,na e ringjallin dhe veryeyojne se jemi nje komb, megjithëse numerikisht i vogel, nxorri nga gjiri i tij fenomene qe rralle i ka Bota. Pershendes te bijen e Vaçes per buqeten e ndjenjave njerezore qe shpres ndaj nenes se saj dhe per popullin shqiptar qe e deshi aq shume bijen e vet Vaçe Zelen.
Vace Zela nuk yll, eshte konstelacion me yje, nuk shuhet kurre, Zeri I saj orkester sinfonike, personi I saj plote dinjtet dhe bukuri naturale. Per ne Shqiptaret e paperseritshme!
Vaçe Zela,kjo këngëtare e madhe,kjo artiste e mrekullueshme e Shqipërisë,është gjallë në mendjen dhe zemrën e popullit,se institucionalisht është e harruar,se ajo meriton shumë e më shumë,por jo vetëm ajo,se sa ndonjë inisiativë individi ,si në kētë rast,për të mos u harruar.Sigurisht e bija ska çfar të thotë më shumë,por fakti që në cdo tv dhe në cdo program kënge nuk jepet zëri Vaçes ,por edhe shumë kēngëtarëve të tjerë të mrekullueshëm,që jo vetëm që janë harruar,por fakti 'i zevendesimit' me muzikë tallava dhe këngētarë 'tallaverë' dasmash ,do të thotë shumë 'se sa shumë e dum Vaçen ' këtë kohë.
Te lumte moj bije e Vaçes. Na e bere trupin me mornica. Vaçja do te rroje gjithmone ne zemrat tona. Nuk ka njeri tjeter ta zevendesoje. I perjetshem qofte kujtimi i saj.????????
E pazëvëndësueshme e madhja dhe e pa përsëritshmja Vaçe Zela. Jam i lumtur që jetova kohën kur Vaçja ishte në kulmin e saj dhe të gjithë e adhuronin. Mbase nga sistemi që ish nuk përfitoi pasuri por fitoi dashurinë e gjithë popullit.
Vace Zela eshte e paperseritshme. Vecse kengetare e madhe, Ajo ishte dhe njeri i madh qe sot keto jane te rralla Qenie!
a sa gabim ,po duhet te kishe bere Ronaldon o lali Dhjeri ,se ne nuk kemi njerez te atij kalibri si komb.Heret u kujtuat.
E keqja mos tu ndafte o shpirt zi!
Nje mrekulli e vertete, ndjen nga perjetimi i fjaleve te vajzes se Vace Zeles.
Po ku ka si ti OSHQIPERIA ime ,O FISNIKJA prmbi GURE , Rrjedh ne kenge e LIGJERIME ,BALLE larta me FLAMUR ...... E Madhja Vace Zela dhe pa Ariteshmja e brezit tone qe jetuam me kengen dhe Zerin e saj . Nje bravo per vajzen e Vaces ke te drejte te mburesh dhe te krenohsh per ate NENE . I pa haruar kujtimi i saj .Zeri do jetoj ne Shekuj sikurse SOT .
Portreti i Vaces e Kadarese,eshte nje nder per kombin, po kaq nder eshte nese behej dhe portreti i te madhit Panajot Pano dhe Sander Prosit. Pra kater perfaqesuesit me te mire te: letersise, muzikes, futbollit dhe kinematografise.