Specialistët e laboratorit të restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, me përkushtim shpëtojnë çdo ditë thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.
Në bazë të një marrëveshjeje mes Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik Tiranë, në kuadër të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave Arkeologjike, Lubonjë, Korçë”, specialistët janë duke u kujdesur për 7 ikona.
Ikonat aktualisht janë në proces konsolidimi dhe restaurimi.
MKMA shpërndau në rrjetet sociale imazhe nga puna që po kryhet mbi ikonën “Shën Maria me Krishtin në fron”. Ikona i përket vitit 1814, me origjinë mga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë. A.K./TemA
jane ikona grekorthodhokse ,,,te orthodhokseve ,,,
ikona te orthodhokseve ,,,,
Arti është art, vlera e artit i kalon kufijtë gjeografikë,shtetërorë,kontinentet dhe ideologjitë fetare,a është ai ortodoks,katolikë, musliman nuk ka rëndësi.
Kam vizituar këtë Muze dhe jam mahnitë me vlerat e tij. Ishin pikturat e të madhit Babagjysh Mios të papërsëritshme. Në vitin 1997 shumë eksponate ishin plaçkitur nga hajnat, por kishte shumë të tjera që këtë muze e bëjnë të veçantë. Në vitin 2019 kam vizituar edhe Muzeun e Artit Modern në Montreal të Kanadasë. Aty pikturat, skulpturat dhe veprat tjera të artit ruhen nga kamerat,nga policia dhe Skenrë që akuzojnë alarmin.