Rexhep Qosja, shkrimtar

7 Shtator 2024, 18:37Kulturë Adri Kalaja

Rexhep Qosja, shkrimtar

 

Tirana pa Ismail Kadarenë nuk është më e njëjta, i ngjan in perpetum një qyteti pas shiut. Kafenetë janë mbushur me njerëz por tani do të lexohet dhe më pak. Ndoshta asnjë njeri në botë nuk e ka librin e tij të preferuar. Ndoshta të gjithë e kanë librin e tyre të preferuar. Ndoshta ka dhe nga ata që nuk kanë para të blejnë libra, ndonjëri nga të cilët mund të bëhet pastaj libri i tyre i preferuar. Ndoshta ka nga ata që nuk janë lexues, nga ata që shohin filma. Ka nga ata që nuk shohin as filma. Ka nga ata që s’shkojnë në plazh e ka nga ata që preferojnë detin.

Ka nga “ata” do thoshte Heidegger. Për njeriun, të gjithë janë ata!

Ka dhe nga ta që librin e tyre të preferuar e kanë zbuluar vonë në jetë. Ky është dhe rasti im. Nuk është një autor pordhac, po fare pordhac. Rexhep Qosja quhet. Ndoshta e keni dëgjuar. Me siguri që e keni dëgjuar. Malazez lindur dhe jeton në Kosovë. Libri i tij është « Vdekja më vjen prej syve të tillë”.

Ka disa libra që të sugjerojnë se është procesi i konceptualizimit ai që është i rëndësishëm dhe jo vetë koncepti, dhe ka disa që e ngrejnë këtë në epitomë duke e përdorur dhe në mënyrë amorale, pra, duke sugjestionuar. Tjetër gjë është të thuash se kujtesa është e rëndësishme pasi ke kujtuar rininë me një mik me një gotë verë pranë zjarrit dhe tjetër gjë ti thuash gjithë botës se është shikimi që ka rëndësi dhe ta vësh të parin në prioritet. Vërtet ne na mësohet diçka, por asaj pjesës tjetër, që është më kafshërore nuk i mësohet e njëjta gjë, i mësohet diçka tjetër. Kjo është dhe mënyra me të cilën proceson dialektika. Krishtërimi, një formë e dialektikës negative, e quan pjesën që i mësohet apo në rastin e të krishterëve nuk duhet ti mësohet tundimi. Pra, në fakt këtu kemi të bëjmë me një double-bind. Jo vetëm që e kemi këtë pjesë kafshërore brenda vetes, por duhet dhe të ndihemi fajtor që e kemi. Simone De Beauvoir, teksa citon Sartrein, thotë se duan të na bëjnë të ndihemi në faj që jemi objekte, që jemi trupa.

Edhe intelektuali i kohës është trup, është një objekt i përdorur nga pushteti dhe në të njëjtën kohë, objekt i cili nuk kishte nga i shpëtonte pushtetit. Pushtetit mund ti shpëtoje vetëm duke përgjithësuar, duke i dhënë një dorë cilësisë metafizike të pushteti që e transhendon atë. Dhe nga kjo merr frymë dhe pushteti diktatorial dhe kulti i individit. Nuk është thjeshtë një shaka e madhe, por është një shaka që ta ngrin në fytyrë buzëqeshjen e të pengon, të lë kaps si me thënë. Kjo shaka mund të ta ndërpresë hovin, është një shaka teatrale, me pantollona teritali.

Rexhep Qosja sigurisht është një figurë kontroverse por dhe figurë politike që ndër të tjera i ka prurë peshqesh Shqipërisë shpesh dhe debate politike por kryesisht akademike.

Ai njëherë edhe u pat përpjekur të themelonte partinë e vet politike. Pra, për Qosen intelektuali nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë i kufizuar dhe i mbyllur në zhguallin e tij. Por çfarë do të thotë kjo hapje ndaj botës.

Do të thotë vetëm diçka, hapje ndaj atij diversitetit aq shumë të kërkuar nga klima e sotme politike dhe hapje ndaj të resë, por duke ruajtuar traditën. Qose është shpesh në the të thikës, ashtu si dhe personazhi i tij Xhezairi i Gjikës.

Ne duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë që për një intelektual është e vështirë ti rezistojë tundimit për tu mos identifikuar për lexuesin dhe në njëfarë mënyre për të mos shkruar apo folur për një lexues të caktuar. Atëherë çfarë mbetet?

Situacionizmi, sigurisht, dhe është ky terreni ku Qose shkrydh këmbët, ku loz shumë lehtë. Ai kap shumë mirë situatën e personazheve dhe kjo është arsyeja pse ato janë aq të pëlqyer dhe të dashur. Tarik Saraçi te “Bijtë e askujt” është shembulli tipik.

Rexhep Qosja shkruan një prozë me të cilën lexuesi shqipfolës nuk është mësuar. Një prozë mes “përroi të ndërgjegjes” (shih Uliksi, botime Zenit) dhe tregimit të gjatë.

Ky shkrimtar mundet fare mirë të quhet dhe shkrimtari i parë postmodern i letërsisës shqipe. Por më së pari duhet të kuptojmë se çfarë është kjo etiketa “postmodern”. Pra cili është malli të cilit i vihet “stampa”.

Postmodernizmi lindi më së famshmi nga lodhja nga normat, lindi si një lëvizje popkulturore por dhe një lëvizje kundërkulturore. Le të kujtojmë këtu dhe Samuel Beket por dhe Virginia Woolf.

Normat letrare tingëllojnë të lodhshme dhe “jo-cool”, pra të mërzitshme, tipike për sallonet e zonjave të mëdha, tipike për borgjezinë dhe jo për klasën punëtore që gjithë ditën i bie bretku në punë, që më mirë se të lexojë Balzakun shkon e sheh futboll e loz skedina.

Gara me qenj.

Nejse!

Pra proza e Qoses i flet njeriut të thjeshtë të birrarive, jo të bistrove apo të dyqaneve të rrobave në Milano. Kë nuk e ka marrë malli të shkojë në Milano! Vërtet! Por ne jetojmë në një botë ku letërsia dhe kinemaja janë domosdoshmëri nëse duam ti edukojmë fëmijët tanë me vlera humaniste. Vërtet jemi një botë jo e luftrave më të mëdha por e e betejave të mëdha. Duhet të mësojmë të shmangim dëshpërimin dhe ku ka më mirë se humori. Prandaj “Vdekja më vjen prej syve të tillë” është një libër që duhet lexuar. Është një libër që duhet përcjellë. Vërtetë “spread the word!”

11 Komente

  1. P
    Pordhe me rigon..

    Nje carcaf me karlliqe te Ismael e Rrexhep....!!! Vatoni osht tu dhi m'turkish coffee.....

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Ç’është ky Adri Kalaja, ky psikomaniak pervers ? Ç’është ky xhuxhimaxhuxh, që cik me gojë emrin e madheshtorit Rexhep Qose ? Me siguri është fidan i fidanishtes së vetvendosjes së Albin Kurtit, që shkruan kështu për gjigandin Rexhep Qose. Mero Baze, nuk kuptoj se si keni krijuar hapsirë për botimin e këtyre ligësive të këtijë të çarturi që mundohet të zbehë sadopak të madhin e letrave shqipe, Rexhep Qose.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        O idioti Adri Kalaja! E dime mire se Rexhep Qosja quhet. E kemi dëgjuar, njohur e takuar te gjithe: nuk eshte "Malazez" i lindur, por shqiptar autokton ndershekullor nga Vuthajt e krahines shqiptare te Gucise, e ndare me forcen e armeve malazeze nga trungu ame-Shqiperia. Legjendari Rexhep Qose nuk jeton thjesht në Kosovë, por ne te gjitha krahinat e Shqiperise.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sqepari

        Ti je nje turp Adri!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bato

          A egziston vertet ky Adri Kalaja apo eshte i maskuar nje nga ushtaret antishqiptar?

          Përgjigjjuni
        2. a
          allah akbar

          Kush mund te me shuaje kuriozitetin: Se ne cfare moshe eshte bere synetlluk i madhi Qose?

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergj Fishta i riu

            E perbashketa e Naim Frasherit, Ismail Kadares dhe Rexhep Qoses. Naim Frasheri ne rini Taksidar. Erdhi ne sherbim te portes se lart(1870), kur ajo bllokoi reformat qe kishte nisur me 1854, per te ja njohur token popullit, ta shisnin e blenin populli midis njeri tjetrit dhe te mos konsiderohej si toke e Sulltanit. Edhe ne vilajetet e veriut ishin organizuar te rinje bukurosh, si Naim Frasheri e kompani ne juge, por dalngadale veriu me ish klasen e vjeter nacionale qe kishin bere lufte per ta detyruar Turqine te baj reforma, i spostoi keta lloi finokesh dhe toka ju ngeli popullit. Kurse ne Juge te Shqiperis reformet u prapsuan si pasoi e ketyre pispilluqeve bukurosh. Naim Frasheri kishte kaluar nje rini te kandeshme si taksidar, duke detyruar popullin te pagunte per Sulltanin, duke ngrene per vete, arra, mish te skuqur e mjalte dhe duke vrapuar dhe u hasdisur pas grave dhe vajzave te bukura. Nga sherbimi qe i kreu Portes se larte, dikur fitoi te drejten te shkonte e jetonte ne Stamboll. Atje filloi te kendoi per malet e Shqiperis , fushat e saj, per vajzat çapkane. Sigurisht Stambolli ishte metropol i madhe dhe i varfer, nxehtesi, pluhur dhe atije, atje ti kujtohej jeta e embel taksidar, duke jetuar abuzivisht ne kurriz te bashkekombasve. Rexhep Qosja luftonte te instalonte dhe ne Jugosllavi nje shtet marksist-leninist si te Enver Hoxhes ne Shqiperi. Hante e pinte mire duke perfituar bash nga aftesit e Titos, qe diti ta ngreje ekonomin Jugosllave duke i ikur Stalinizmit. Kur Jogusllavia shpertheu, Rexhepi mbeti ende nje agjent marksist leninist i Enver Hoxhes duke harruar se çka hequr kurrizi i shqiptarve prej stalinistit shqiptare dhe do te na mbushe mendjen se ai ka luajtur mire per Shqiperine. Dhe ky vazhdon ti kendoi ende satanait shqipetar. I pelqen ende Enveri. Kadare bie midis ketyre te dyve. Ne rini te merrte shpirtin si Naim Frasheri me propoganden e tij, qe populli ta ndertonin e bindeshin pa kushte komunizmit stalinist. Beri hove te duket si disident, kur kupola komuniste ndrroi taktiken per te kapur strategjine, fliste si ne jermi dhe nje fjale te kthjellet nuk ja tha ne demokraci popullit te shume vuajtur shqipetar. Vdiq as mish as peshk, e me heshtjen e tij vertetoi se asht ai, avandgardi i ri komunist qe priste Enver Hoxhen te behej klasiku i peste i marksizem-leninizmit. Shqiperia ka nevoje per klase nacionale si ajo e viteve 1838- 1854 qe e detyroi Porten e Lart te fillonte reformat dhe jo per kodrabandist si Naim Frasheri qe çuan ne ndalimin e reformave ne jugun e Shqiperise, i cili pas njeqinde vjeteve u çfaq si komunizem dhe rrenoi totalisht dhe Veriun, as per degradiste si Ismail Kadare e Rexhep Qosja, ku Ismaili luante ende me fene(religjioni asht i garantuar nga Amerika dhe nuk perban asnje probleme kohor) duke e qujtur ndrrimin e saj gabim te paraardhesve, per te fshehur komunizmin qe duhet te vihet sot per sot ne banken e akuzes, si autokraci e pandreqshme, kurse Rexhepi e kundershton iden e Kadares per religjionin por çfaqet me i hapur si Enverist. Kur Shqiperia te kthehet ne binaret e duhur, do ti kryqzoi keta lloje te diturish qe i kane dhene atdheut mbrapsht. Do te nxeheni per Naim Frasherin, por ekspertiza e holle e hedhe per toke dhe ate dhe gati te tere frasherlinjte duke nderuar vetem Mithat Frasherin, si kolos te asaj familje dhe pa asnje drite-hije.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Ja ku arritem diten fatkeqe kur idioti perpiqet te kuroje mjekun e tij. Asnje fjali nuk e con deri ne fund. Dic do te thote e vetem perdridhet

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokoli

                Ti, Gjergj Fishta i Riu, as nuk e njeh fare At Gjergj Fishten dhe nuk e fsheh dot tradhetine tende duke qendruar mbas emrit te tij.Ti je nje malok qe grazhdohesh ne Serbi. As Naim Frasheri, as Ismahil Kadare dhe as Rexhep Qosja nuk pjerdhin nga keto qe shkruan ti jashteqitje e shqiptarve.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sokoli

                  Edhe dicka per Adri Kalaja. Kush e di se nga c'vrime miu e nxori koken ky bushkal. Por per ne ky shkrim ka rendesi per nje gje.... qe e njohem edhe kete me nder kalemxhi. Naim Frasheri, Ismahil Kadare e Rexhep Qosja jane malet shqiptare, e malet nuk pyesin se i gervisht me gozhde ky Adri Kalaja.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Nuk ka faj idioti i perdale Adri Kalaja, por gazeta e nderuar "TemA" e mjeshtrit patriot dhe demokrat Mero Baze qe na servir artikujt e peshtire te tij.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje