“Të ndjesh pamjen”/ Hapet ekspozita e piktorit Besim Tula, 4 vjet pas ndarjes nga jeta

9 Shtator 2024, 14:09Kulturë TEMA
“Të ndjesh pamjen”/ Hapet ekspozita  e piktorit Besim Tula, 4

Është çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Të ndjesh pamjen” e piktorit Besim Tula, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë.

Në 75 vjetorin e lindjes, 27 vepra erdhën në këtë ekspozitë me kuratore vajzën e tij Era Tula e cila zgjodhi Shkodrën, qytetin e lindjes së artistit.

Miqtë e tij artistë tregojnë vlerat që mbarte Tula në pikturë, me një vizion dhe estetikë.

Kjo ekspozitë me veprat e piktorit të ndjerë Besim Tula do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri më 28 shtator. A.K./TemA

Lini një Përgjigje