Përkujtohet 81 vjetori i Masakrës së Tivarit

1 Prill 2026, 19:59Kulturë TEMA
Përkujtohet 81 vjetori i Masakrës së Tivarit

Në 81-vjetorin e Masakrës së Tivarit, në qytetin që u përgjak në ditët e fundit të luftës së dytë botërore, u organizua për herë të parë një simpozium ndërkombëtar shkencor me temën “Masakra e Tivarit- E vërteta e Fshehur”.

Mijëra shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, të detyruar nga Jugosllavët u nisën në pranverën e vitit 1945, me pretekstin për të luftuar në frontet e luftës kundër forcave naziste por u vranë e u masakruan mbi 4400 prej tyre.

Dëshmitari I fundit I kësaj masakre, 104-vjeçari Sylejman Breznica, kujton për Top Channel: “Kishin dalë nga të gjitha anët. Këtej ka livadhi, andej ka deti, veç kur i gjujshin trupat në ujë”.

Studiuesi dhe historiani Uran Butka thotë se kjo ishte tragjedia më e madhe për shqiptarët, e kryer nga Enver Hoxha.

“Humbën jetën gjithsej 4435 shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kjo është tragjedia më e madhe, më e përgjakshmja, më e pabesa për shqiptarët, e kryer në bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar dhe Enver Hoxhën”, thotë Butka.

Masakra është një gjenocid i kryer nga Prizreni në Shkodër e deri në Mal të Zi.

“Kemi të bëjmë me krime ndaj njerëzimit, dhe krime ndaj të drejtës së njeriut. Janë vrarë civilë të pafajshëm nga sistemi komunist. Duhet të dokumentohet e gjithë kjo masakër sepse është e pafalshme për vendet tona që duan të shkojnë në Bashkim Europian pa zbardhur një ngjarje të tillë”, u shpreh studiuesi i të drejtave të njeriut, Aleksander Sasa Zekoviç.

Ky simpozium bëri bashkë studiues e historian të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, diplomat e përfaqësues të qeverive. A.K./TemA

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Marre nga triologjia Miladin Popoviç, Enver Hoxha/// Pjesae dyte/// Miladini ka shkrue leter//// Miladini ka shkrue leter/ Or Enver ma shume se vlla/ Kosovaret me dolen tjeter/ Komunista s'pranojne me u ba// Kur va ve sharrsin n'kraharor/ E ngrene koken si antinjeri/ Tiqe Shka- shtojne-bre mizor/ Bien e vdesin e quejne trimni// Vrase nja, dy deri shtate, tete/ Me i friksue e panikue/ Ata s'tremben per kijamet/ Veç ma keq vijne tui tubue// -Vllaznit -thone -kemi matane/ (Rrotullojne syte si çelsi n'brave)/ N'Shqipni shpresa forte i mbane/ -Komunizmi -thone-asht per sllave// Ketu nuk kam Envera e Mehmeta/ Qe me shqiptaret luajtet mire/ Nji si ju nder kta s'mund gjeta/ Komunista kthei me pahir// M'thuaj Enver, O ilaç per shqiptar/ Qe ke dite tjua thyesh besen/ M'thuaj mendimin si proletar/ Qe t'i baje t'jua deshperoj shpresen// Enveri mire ja zgjidhi hallin / N'saj te serbeve kishte fitue/ Te detajuar ja ktheu skenarin(!)/ Ku premtonte me ndihmue(!)//

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje