PIKTURA E DITËS: “Në prag të lirisë”, vepra e Liljana Çefës që i ‘thërret’ dijes

1 Prill 2026, 19:18Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Në prag të lirisë”, vepra e

“Në prag të lirisë”, realizuar në vitin 1981, piktura është pjesë e Galerisë së Arteve.

Piktura është realizuar nga Liljana Çefa sipas stilit “vaj në kanavacë”.

Autorja ka përshkruar me nota artistike momentin para lirisë që veç artistët mund ta përshkruajnë një moment të tillë. E ndërsa burrat kanë shkuar në luftë, fëmijët e presin lirinë përmes librit, dijes.

Liljana Çefa lindur më 1940, është fituese e disa çmimeve, brenda dhe jashtë vendit.

Nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse rreth të 90-ve, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.

/MAPO/

Lini një Përgjigje