Përtej agjendës politike, këta filma janë artifakte kulturore të historisë së Shqipërisë

12 Dhjetor 2023, 20:16Kulturë Bjorn Runa


Përtej agjendës politike, këta filma janë artifakte


Përpjekjet e kohëve të fundit për të restauruar filma të prodhuar gjatë periudhës komuniste në Shqipëri – siç është edhe rasti i fundit i “Lulëkuqet Mbi Mure” – ka nxitur një debat, ku shumica janë kritikë të kësaj nisme, të cilën e shohin si një përpjekje për të glorifikuar propagandën komuniste.

Herë pas here ky debat është shpërfaqur në formë edhe më radikale, duke kërkuar ndalimin e shfaqjes së këtyre filmave, apo vendosjes së tyre në një lloj muzeumi – fizik ose digjital – ngjashëm me ekspozimin e skeleteve apo trupave të mumifikuar si artifakte të një kohe të largët e të harruar, kur në fakt, filmat, librat, muzika, pikturat e çdo lloj forme tjetër e shprehisë artistike ka si qëllim parësor të jetë pranë sa më shumë njerëzve. Të shihet, dëgjohet, lexohet dhe analizohet prej sa më shumë personash.

Duke pranuar prapavijën ideologjike të shumë prej këtyre filmave, është thelbësore të shihen pak më thellë meritat e tyre regjisoriale, fotografia, editimi, aktrimi, dhe skenarët. Përtej agjendës politike, këta filma janë artifakte kulturore, të cilat shfaqin edhe anën artistike dhe humaniste të kinemasë së realizmit socialist ne Shqipëri.


Aftësitë Kinematografike
Pavarësisht kufizimeve ideologjike të kohës, filmat e përpara ’90-ës, edhe ata më dogmatikët, tregojnë zotërim serioz të zanatit të kinemasë (cinematic craft) nga ekipet që kanë punuar për realizimin e tyre. Zotërim që sot, pavarësisht lirisë së mendimit dhe mundësive teknike, mbetet shpesh në nivele amatoriale. Ndaj, restaurimi e, veçanërisht sjellja e këtyre filmave në cilësi më të lartë audiovizuale, siç është edhe 4K, i ofron audiencës bashkëkohore mundësinë të studiojë dhe vlerësojë vëmendjen e kushtuar ndaj detajeve në këta filma.


Cilësia e aktrimit
Loja aktoriale në filmat e prodhuar gjatë periudhës komuniste është gjithashtu dëshmi e talentit dhe përkushtimit të aktorëve shqiptarë, që në shumë raste është e një niveli më të lartë edhe se aftësitë teknike e krijuese të regjisorëve. Restaurimi na jep mundësinë t’iu rikthehemi këtyre performancave, duke vlerësuar nuancat, ndjenjën, dhe thellësinë që aktorët kanë arritur t’iu japin personazheve.


Skenarë njerëzorë.
Skenarët përbëjnë boshtin ideor dhe narrativ të një filmi dhe për këtë arsye janë thuajse gjithmonë më të ngarkuarit ideologjikisht. Edhe pse një pjesë e mirë e këtyre skenarëve përmbajne doza politike, është po aq e vërtetë se shumë prej tyre trajtojnë marrëdhënie të vërteta njerëzore. Vuajtjet, aspiratat dhe marrëdhëniet e shfaqura në ekran e tejkalojnë narrativën politike, duke na ofruar një dritare të vogël në jetët e një grupi individësh në një konteskt të caktuar historik.


Propaganda dhe qëllimi artistik
Është e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm se filmat e përpara ’90-ës përmbajnë ideologji komuniste, por është po aq thelbësore të shihet qëllimi artistik i autorëve të tyre. Duhet thënë se aspekti ideologjik në këta filma është tejet i dukshëm ose thënë më thjeshtë (në mungesë të një termi të përshtatshëm), propaganda shfaqet “trashë.” Ndoshta diçka e tillë ka qenë zgjedhje e qëllimshme e autorëve të këtyre filmave për ta bërë atë të padobishme dhe jo-rezistente ndaj kohës. Tek e fundit, propagandë efikase është ajo, të cilën nuk arrin ta shquash si të tillë. Mendon ndokush vërtet se një i ri i pas ’90-ës, i mësuar qysh herët me idenë se të gjithë ja kanë me të hedhur, një i ri që teksa rritet ka parë t’i shemben njëri pas tjetrit të gjithë idhujt dhe pikat e referencës morale, një i ri i mësuar se shumica e informacionit që konsumon është i rremë, pra një i ri me këtë nivel mosbesimi ndaj gjithçkaje përreth, do të bjerë pre e ideologjisë së shprehur aq “trashë” në filmat e periudhës komuniste? Në anën tjetër, edhe nëse shpërfaqja kaq pa shije e ideologjisë politike nuk ka patur synim uljen e efikasitetit të saj, tregon së paku se propaganda nuk ka qenë parësore për autorët e këtyre filmave. Me pak fjalë, vëmendja e tyre ka shkuar tjetërkund dhe propaganda ka mbetur si një detyrim, të cilin e kanë patur të pamundur t’i shpëtonin. Ndaj, duke ndarë propagandën nga qëllimi artistik, mund të vlerësojmë më saktë përpjekjet e autorëve për të lundruar në detin e trazuar politik të asaj periudhe, për të krijuar vepra që ende i mbijetojnë kohës.

Përtej agjendës politike, këta filma janë artifakte
Propaganda në shoqërinë bashkëkohore
Le të mos harrojmë që propaganda nuk i përket ekskluzivisht një sistemi politik të caktuar. Forma të ndryshme të saj depërtojnë në jetën e përditshme të shoqërive më të lira të ditëve tona. Libra dhe filma popullorë, të konsumuar masivisht, si The Hunger Games, Avengers, apo Friends formësojnë në mënyra edhe më tinëzare perceptimet dhe vlerat tona. Ndonëse jo dukshëm politike, këto artifakte kulturore na “masazhojnë” mendjen duke ndikuar në pritshmëritë tona, apo normat sociale. Për më tepër reklamat, që shpesh as nuk i konsiderojmë si forma të propagandës, kërkojnë të kontrollojnë edhe anët më personale të jetëve tona, duke nxitur konsumin, si të vetmen mënyrë për të qenë të lumtur apo të përmbushur. Përse një reklamë ku një ushqim jo i shëndetshëm propagandohet si “natyral,” apo një medikament që mund të krijojë varësi reklamohet si me “ekstrakte bimore,” qenka më pak i dëmshëm se një film ku propaganda komuniste bëhet aq “trashë” sa do të duhej te ishe vërtetë i trashë për ta besuar dhe për ta pare sit ë vetmen përmbajtje të tyre? Mos vallë dëmi është më i lehtë në këto raste? Nëse filmat e periudhës komuniste ishin syzet e ideologjisë që duhet t’iu visheshin njerëzve për ta parë jetën me “sytë e partisë,” sot në çdo minutë na duhet të vendosim “syzet e së vërtetës,” për të parë mesazhin e vërtetë pas ideologjive bashkëkohore që penetrojnë çdo aspekt të jetëve tona.
Restaurimi i filmave shqiptarë të periudhës komuniste na jep mundësinë të shohim dhe vlerësojmë përtej kontekstit politik arritjet kinematografike, qoftë edhe modeste, të së kaluarës tonë. Duke u përqëndruar tek regjia, fotografia, aktrimi dhe skenarët, mund të vlerësojmë kontributin artistik të autorëve, të cilëve iu është dashur të manovrojnë në një mjedis politik, që më së paku për ta ka qenë sfidues, e në raste të tjera i rrezikshëm për jetën e tyre. Thuajse gjithçka rreth nesh, qysh nga fillimi i njerëzimit dhe akoma më tepër e egërsisht në ditët tona, përmban në vetvete propagandë, por kjo duhet të na shtyjë drejt një kuptimi më të thellë të marrëdhënies komplekse mes artit dhe ideologjisë.

29 Komente

  1. P
    Populli

    Jemi rritur me keta filma kemi pare aktrimin, batutat realizimin degjuar muziken perle Sot shohim edhe sesi ka qene vendi peisazhi ne kohe te ndryshme. Ideologjine edhe atehere nuk e degjonte njeri thjesht duhej atje se e kerkone koha ndryshe filmi nuk shfaqej , sot ideologjine e degjojme si gallate Keta filma duhet te jepen eshte jeta e gjithe artisteve regjizoreve brilante shqiptare qe nuk vijne me si ata ose duhet kohe qe te behen Shume mire qe po i rregullojne

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Shum e vertete!! Ky si film eshte kryeveper. Filmat e ri nuk i shoh dot. Perpiqen te jene te sofistikuar dhe duken per ibret sepse jane fallco.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dinua

      Analize e drejte

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Analizë me vend,jo gjithçka është prodhuar në kohën e komunizmit të anatemohet,sulmohet, shkatërrohet.Normal që ka patur propaganda në art,kulturë,etj.,por kemi edhe sot në pluralizëm. Mos të thellohem më tej deshta të them se më ka mbetur në kujtesë nga një gazetë shqiptare ku shkruhej se një intitucion Francez, ka kërkuar të blejë të gjitha filmat shqiptarë të periudhës komuniste! Sipas sqarimit të institucioneve, qëllimi i tyre ishte të studijonin mënyrën e ndriçimit (dritat),në filmat bardhë -zi!

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Pa e lexuar te gjithe artikullin "Pa Autor" lexova vetem rreshtat e para per ta nxjere konkluzionin e poshtersive qe llumi kerkon ta fshije artin dhe kuluren e ketij vendi. Shikoni ca shkruan Autori anonim. "Përpjekjet e kohëve të fundit për të restauruar filma të prodhuar gjatë periudhës komuniste në Shqipëri – siç është edhe rasti i fundit i “Lulëkuqet Mbi Mure” – ka nxitur një debat, ku shumica janë kritikë të kësaj nisme, të cilën e shohin si një përpjekje për të glorifikuar propagandën komuniste". Ku e gjeti ky spurdhjak shumicen qe eshte kundra ketyre filmave? Agron Tafa dhe llumi me i zi i ketij vendi kerkon ti heqe keta filma nga qarkullimi njesoj sic e shkaterruan,dogjen,vodhen dhe vrane te gjithe SHQIPERINE.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Po shikoje emrin o Roberto. Se e ke ne krye te shkrimit. Dhe eshte 100 here me I mencur se ty. DHe lexoje pastan shkruaj

            Përgjigjjuni
            1. Roberto

              Emer i sajuar pa kuptim Bjorm Runa. Hajde gjeje origjinen e tij..

              Përgjigjjuni
            2. I
              Illo

              Ndoshta ka dashur te thote shumica e tyre qe marrin pjese ne debat, gjithesesi drejt nuk eshte shprehur, se shumica eshte rritur me keto filma dhe jane kategorikisht kunder heqjes se tyre nga ekrani. Prifterinjte, Tufajt e Zhitet nuk perfaqesojne shumicen, se kane perfaqrsuar ndonjehere, e skane per ta perfaqesuar kurre! Ne pergjithesi, artikulli eshte korrekt.

              Përgjigjjuni
              1. y
                ytt

                haha, Agron Tafa formim me te ulet s'prodhon me diktatura atehershme

                Përgjigjjuni
              2. Roberto

                Inisiativa eshte shume e mire dhe me pelqen por mos u kapni me te kaluaren. Mos harroni. Keni jetuar ne ato vite dhe e tille ka qene koha. Te gjithe i kemi pare filmat Shqiptare nga 5 a 6 here sepse na kane pelqyer dhe prap po ti shohesh jane te arire qe nga loja e aktorve,muzika etj. Ca kerkoni ju qe te shohim filmin e pare prodhim te TOP-CHANNEL qe la nam me budallalleqet qe pame??? Ca eshte ky Koloreto regjizor a skenarist qe ben nje film te tille?? Ju mendoni se publiciteti qe per hesapin e vet ben Top-Channel tregon qe filmi eshte pelqyer?? Pervec asaj polices dhe atij bossit te derrave qe thane vetem nja dy fjali asgje tjeter nuk ishte e bukur por nje pacavure. Nuk dua te zgjatem se nuk ja vlen.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klysh Sionisti...

                  Ma do mendja se ki avokati osht doktor-avokat, doktoraturen duhet ta kete bërë dhe mbrojtur në Izrael... Cudia është se Izraeli ka nga universitetet me të mira ne botë, dhe cudi si në programin e doktoratures nuk është ndalur ne faktin se skllaveria në Romen e Lashte ishte parajse krahasuar me skllaverine hoxhiste... E dyta: aq të thellë janë ata filma sa Shqiperia u katandis këto 33 vjetet e fundit në shprehje gjeografike...

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirona

                    Filmi Lulekuqet mbi mure shikohet tani me interes nga mbare Bota sepse eshte i shoqeruar me titra ne gjuhen angleze

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ABC

                      Disa kritizereve u vriten syte nga filmat e para viteve 90 dhe sulmojne çdo gje te krijuar ne ato vite pa bere as me te voglin dallim , se qenkan te sistemit komunist . Pyetja ime eshte po per botimin dhe shitjen e librit te A. Hitlerit “ Majn kampf “ pse nuk e ngrene zerin keta trima ?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Selo Trimi

                        Shkrim i mirë, faleminderit.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DinPak

                          Bravo! Shkrim shume i goditur!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kelmendi

                            Shume analize e dobishme Bjorn. Do te shtoja se cilesija e larte e profesionalizmit dhe nivelit artistik te te gjithe komponenteve te kinemase se para 90' (fotografija, interpretimi, kolona zanore) eshte nje shembull i shkelqyer se sa e rendesishme eshte qe, ne nje vend te vogel si Shqiperija ku kinemaja e ka te pamundur te mbijetoje ne tregun e lire, ajo te zhvillohet ne forme institucionale te mirfillte. Mos harrojme qe keta filma jane krijuar nga regjisore, aktore, kompozitore etj te cilet edukoheshin pike se pari profesionalisht, dhe mbi te gjitha paguheshin me rroge ne profesionin e tyre. Pra eshte e renesishme t'a mbrojme kete trashegimi me fanatizem.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari

                              Cdo film artistik i para viteve 90 ka vlera te shumta artistike dhe historike per ata njerez qe dine ti bejne keto dallime.Per ata qe pelqejne antivleren tregon sa poshte ka rene arti dhe kultura tek ne.(te tillet pelqejne nje çfaqje me fjale banale , por me asnje vlere artistike) .Si thote nje parafoles vetem duke pare natyren ,prodhimet bujqesore , gjendjen e minierave dhe prodhimin e tyre qe shpesh del ne jeta filma tregon qe ne keto pika jemi kthyer ne vitet 30-40.Atehere mbetet sombas tyre qe te prishen dhe hidrocentralet dhe t kthehemi pishes per drite,por dhe keto i kemi prere.....

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Akiro

                                Eshte interesant, risjell ne vemendje ujet e pakta (te krimtarise kinematografike). Na lini te pime nje gote uje nga ky pusi (pastaj shkruani ne shishe: jane te prodhuara ne kohe te keqe. Edhe pse te etur do lexojme). Artefakt ka kuptimin e kundert te asaj qe perdoret ketu (do te thote i manipuluat, jo fakt). Edhe te fundit, para se ta mbyll: kur do vij dita te lexojme mendimet e njerit dhe tjetrit pa epite, ofendime, mallkime dhe trashaluqesira si keto. Per nje bote me te holle dhe me me shume uje per te eturit

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tirana e vjeter

                                  "Përse një reklamë ku një ushqim jo i shëndetshëm propagandohet si “natyral,” apo një medikament që mund të krijojë varësi reklamohet si me “ekstrakte bimore,” qenka më pak i dëmshëm se një film ku propaganda komuniste bëhet aq “trashë” sa do të duhej te ishe vërtetë i trashë për ta besuar dhe për ta pare sit ë vetmen përmbajtje të tyre?" E vura kete paragraf te cituar me lart nga autori i ketij shkrimi pêr te treguar se krahasime te tilla nuk janer aspak te pershtateshme per temen qe trajton shkrimi. Sa per dijeni, autor i nderuar, nuk e di se ku e keni gjetur termin termin "ushqim jo i shendetshem". Te gjitha ushqime jane te shendetshme, sepse i konsumojne qeniet njerezore. Kur disa prej ushqimeve konsumohen pa rregull dhe ne menyre te shtuar (eksesive), atehere ata mund japin edhe pasoja ne shendetin e njeriut. Nuk ma merr mendja qe dikush ka pare reklama (ose publicitet) per helmet kimike, per ushqimet e prishura. etj. Si per keto (ushqimet), e per me teper per medikamentet ka organe qe i shqyrtojne me imtesi, dhe vetem kur binden per cilesine e tyre japin te drejten e venies ne treg, gjithmone duke vene ne pah edhe fenomenet dytesore qe keta artikuj mund te shkaktojne ne shendetin e individeve te veçante.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rezi

                                    Çdo sistem ka propogandën e vet. Socializmi është sistem më i lartë se ky kapitalizëm që na mbyti me dhunën psikologjike të përdishme pa harruar humbjen e solidaritetit për njëri tjetrin e kthimin në ujk për njëri tjetrin, deri dhe brënda familjes. Historia do bëjë vlerësimin për kohën para e pas 90- ës.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      User

                                      Qe kur lexoj ne titull "agjenda" nuk kam asnje interes ta lexoj.E kam vete pershtypjen time e nuk e pres nga njerez qe varferojne alfabetin e gjuhes tone te bukur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Realisti

                                        Se pari ,sa per sqarim. Zhargoni si ne kohen e komunizmit, eshte shprehje apsolutisht e qellimshme. Shqiperi ishte Republika Popullore Socialiste e Shqiperise e jo Republika Popullore Komuniste e Shqiperise. Vet komunistet ( qe ishin nje grusht),thonin qe per te arritur ne komunizem duhet kaluar neper etapa dhe ato etapa nuk mund te kalonin sa çel e mbyll syt. Prandaj shprehja: si ne kohen e komunizmit eshte e qellimshme , shumica, pa qellim ,ka rene ne gracken e kesaj shprehjeje. Pra duhet then ne kohen e socializmit e jo ne kohen e komunizmit..!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toni

                                          Kapeni tek dy tre filma dhe ulerisni se jane te gjithe me propagande. Une po permend te preferuarit e mi, pseudo kritiket le t'i shikojne ndonje dite kur s'kane c'bejne, me kete rast zgjerojne dhe njohurite e tyre. Keshtu kuptojne cfare jane aktoret e vertete dhe si duhet interpretuar nje film i mirefillte: Vitet e pritjes Une e dua Eren Flete te bardha Familja ime Jeta ne duart e tjetrit Vetmi Treni niset ne 7 pa 5 Flutura ne kabinen time Nje djale dhe nje vajze Edhe keshtu, edhe ashtu 2 here mat Zevendesi i grave Kur hapen dyert e jetes Dora e ngrohte Dhe vjen nje dite Pranvera s'erdhi vetem

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nik

                                            Fatkeqesia e shqiptareve qe kane ngelur ne Ballkan eshte se jane punesuar neper institute shteterore niperit e mbesat e ish-titullarve zogiste, fashsite e balliste. Une shikoj cdo nate ne TV nje film ose dokumetar serial tek portali "Roku" ketu ne Amerike dhe verej se nga ana artistike, shumica e filmave jane nen nivelin e prodhimeve te Kinostudios "Shqiperia e Re", ndersa nga morali qe percjellin jane shume me komuniste, se ata qe disa komentues i cilesojne propagande "komuniste".

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Politika vdekja e artit

                                              Filmat jane teresisht propogande komuniste, investimi ne to eshte i jashtezakonshem, sepse propoganda dhe sigurimi i shtetit ishin te vetmit sektor ku regjimi harxhonte pa mase, pa çka se njerezit nuk kishin buke te hanin ndersa vinte ne dispozicion gjithe popullin si figurante pa pagese si dhe mjete, makineri objekte e tjera. Po ti llogaritesh si vlera monetare do te kostonin sot miljona dollare edhe pse niveli i tyre si art eshte teresisht medioker, aktor te ngathet, skena mediokre dhe te merzitshme, asnje e re, arti do te rene, te paperseritshmen. Po a duhen ndaluar!! jo, ne asnje menyre...perse duhen ndaluar, ajo eshte nje kohe e vdekur dhe brezi i ri nuk ka asnje interes, mbasi te jete zhdukur shpura e nostalgjikeve ata nuk do ti shikoj njeri por natyrisht jane nje burim dhe vlere per studjuesit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                TAFIL TERFILI

                                                une e pashe ne you tube versionin 4k...fantastik ...elozhe komunizmit...do thoni ju...po mire mo keto filmat perndimore sidomos amerikane ne vitet 80...qe nje amerikan vriste gjithe fshatin...sju duken ideologji hic juve...filmat shqiptare te viteve te komunizmit pervec realizmit socialist...kane qene reale ..pa efekte speciale..interpretim puro...shikoni une ne polikum...matura 86...kom pase ne klase nipin e kadri roshit...dhe na ka thone qe kadriu ka ra me vertet nga shkallet...dhe e ka thy me verte doren...skena kshu ish...n dac besoni n dac jo...ideologji kishin ato filma,me kuintale...por interpretimet ishin perla...dhe lulkuqet mbi mure..eshte perle...monologu i timo fllokos ..anes lumenjve...artistikisht teper i arrire....pranej ju demokratet e zbritur nga shpellat....mos na cani trapin me ideologjine...se tani shef vec byth e cica...e hic art...LUIS EJLLI...personazh...MAMAQI...para 40 vitesh as provimin per lice sdo merrshin...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Emigranti

                                                  E verteta eshte se shqiptaret tani ushqehen shume me shume me produkte jo organike krahasuar me vitet para 1990. Por eshte poashtu e vertete se shumica dermuese e shqiptareve shkollohen shume keq dhe kuturohen akoma me keq. Per kete nuk e ka fajin kapitalimi, secili shqiptar e di mire kete. Mendoj se mohimi i cdo vlere (shkollimi, kultura, muzika, dhe shendetesia deri diku) tregon varferine intelektuale masive qe mbizoteron nder ne shqiptaret qe akoma shohim vetem bardhe e zi, nderkohe qe popujt e zhvilluar shohin me ngjyra dhe vleresojne boten dhe fenomene e ngjarjet me koken e tyre dhe jo te udheheqesit te ndritur. Do mbrijme edhe ne ketu, pyetja eshte se pas sa kohe?!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    Xha Qamili me xha kozman

                                                    Kryetalibani enver me talibanet e tij ,,masakruan e burgosen hoxhallar e prifterinj ,,rrezuan minaret ,,thyen kryqet e kaurve neper varreza,,,vodhen kambanat ,,,,ca nuk ben ,,e mbaj mend ,,,ata nuk ishin komunista ,,po me keq se taliban ,,,,,social,komunizem kishin polonia ,jugoslavia rumania ,rusia etj ,,,,beni nje film ,,,ta shikojne brezat ,,,

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje