Nga Lindita Begolli
Biznesi ka marrë hov dhe ndërveprimi me botën e huaj të kërkon njohjen e anglishtes medoemos, kjo bën që në njëfarë mënyre të na dëmtojë aty këtu gjuhën shqipe.
(Si përkthyese me profesion njoh shumë mirë rregullat e përkthimit dhe të drejtshkrimit të shqipes).
U bënë tashmë shumë vite që shumica e profesionistëve të shkruajnë vetëm anglisht, ose ose të shkruajnë copa copa, ca shqip e ca anglisht ose e anasjelltas.
Duke mos u thelluar në përmbajtje dhe strukturë kanë filluar të zvetënojnë gjuhën mëmë duke e reckosur dhe duke ja humbur origjinalitetin.
Ndoshta disa mund ta mendojnë së nuk i shqetëson ky fakt edhe është në të drejtën e secilit të mendojë si të dojë, por ajo që haste shpesh është keqkuptimi mes njerëzve edhe përcjellja e gabuar e mesazhve tek të tjerët.
P.sh. ndjekësit tuaj nuk marrin siç duhet atë që ju dëshironi të përcillni. Fundja nuk është në dorën tonë ajo çfarë të tjerët perceptojnë, por është në dorën tonë të përcjellim saktë edhe qartë atë që duam të kuptojnë të tjerët.
Si po ja humbim origjinalitetin dhe po krijojmë keqkuptime padashje.
● Shkruajmë shqip me strukturë dhe kuptim të fjalëve në anglisht.
● Shpesh ndodh që mesazhi të mos përcillet në kuptimin që do përcjellësi, sepse perceptohet gabim nga marrësi. Këtu ndeshemi me dukurinë e keqkuptimeve në marrëdhëniet mes miqsh, kolegësh, klientësh, marrëdhëniet vartës epëror, etj etj.
P.sh. kemi fjalinë me fjalë në shqip, por me strukturë dhe përkthim fjalë për fjalë në anglisht:
Më kthe faqen mbrapsh.
Kuptimi i saktë në shqip është “Të kthesh faqen nga ana e pasme ose faqen kokëposhtë”, por kursesi nuk nënkupton që të rikthehesh tek një faqe tjetër e mëparshme.
Prej një periudhe të gjatë pune në sektorin TIK kam vërejtur se shumë fjalë të huaja janë standardizuar e zyrtarizuar ndoshta nga persona jo ekspertë të fushës duke u bërë pjesë e shqipes në variantin gabim të saj.
Unë po ju sjell vetëm disa shembuj thjeshtë sa për ilustrim, ndërkohë ju e gjykoni vetë më tej.
● Digital, ne shqip e saktë është dixhital (ne kështu e shqiptojmë të gjithë), në shqipen e standardizuar gabim është digjital.
● Agenda, ne shqip e saktë është Axhenda (ne kështu e shqiptojmë të gjithë), në shqipen e standardizuar gabim është Agjenda.
Shqipja ka rregulloren e saj të pranimit të fjalëve të huaja duke i përshtatur këto fjalë sipas rregullave të saj në shqip edhe jo si të na teket ne.
(Rregulli është kur një fjalë e huaj përkthehet në shqip, ajo do të shkruhet me gërmat e shqipes sipas shqiptimit fonetik letrar dhe më tej do i vendosen mbrapashtesat përkatëse sipas kategorisë së fjalës, pra kemi dixhital dhe jo digjital).
A ju ndodh të hasni kësi vështirësish edhe ju? Nëse po na tregoni ndonjë rast.
BRAVO që thua të vërtetën. Kjo që ka ndodhur së fundmi nuk mund të quhet as standartizim, por tjetërsim. Janë marrë fjalët e thëna gabim nga përdoruesit e gegërishtes (më së shumti në kosovë, por edhe trojet e tjera që përdorin këtë dialekt bëjnë këto gabime), bëhet si telefon i prishur kur flasin me ata që janë mësuar me shqipen standarte(të vërtetën) edhe merren të mirëqëna monstruozitete të importuara si "agjenda" dhe "digjitale" si pjesë e gjuhës standarte. Është e njëjta gjë si 10 vjet më përpara, kur shihje q-në të përdorej në vend të ç-së nëpër shkrime, si për shëmbull, palaqinka kur duhej të ishte palaçinka.
Dialektet e shqipes janë pasuri kombëtare edhe nuk ka asgjë që në gegnisht të shqiptohen ato fjalë ashtu, sepse ka plot fjalë edhe në toskërisht që tiingëllojnë gabim, por duhet të ruajmë dhe ndjekim rregullat, ashtu si na diktojnë ato. Faleminderit
insha'Allah....qe e lusin 2 mln tourkalvanoi si perkthehet apo shkruhet ne shkip!?
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Sepaku emrat e pervetshem nga gjuhet e huaja (p.sh. emra njerzish, vendbanimesh etj.) duhet te shkruhen ne gjuhen burimore apo sepaku te shenohen ne kllapa ashtu si jan, e jo ashtu si tingellojne te shkruhen me shkronja shqipe. P.sh. jo Xhonson, po Johnson. Ket luks shqiptaret e kan pasur derisa kan qene shum te izoluar, por ne kohen e sotme ajo "rregull" e vendosur dikur duhet te lihet anash pa ngurim. Ka edhe plot probleme tjera qe jan diskutuar shum here, por nuk eshte trimeri apo menquri qe pikerisht ata qe duhet ta mirembajne gjuhen shqipe, te kenaqen vetem duke na "njoftuar" se gjuha shqipe eshte ne rrezik. Shembuj se si mirembahet gjuha ka plot nga vendet e zhvilluara, dhe ata shembuj jan gjeresisht ne njohur. Nje urti popullore thot: Ashtu si do ta ndreqesh shtratin, ashtu do ta besh gjumin.
Ajo që duhet bërë është të respektohen rregullat, unë që shkruaj kam studiuar gjuhësi të huaj aq më shumë e specializuar në përkthim. Unë kam patur profesorë të huaj edhe i njoh mirë rregullat, nuk dola të flas si një person pa specializinin e duhur. Rregulli është që përkthimi bëhet sipas standardit të gjuhës letrare të vendosur edhe pikë. Nëse dikush që nuk di gjuhë të huaj nuk mund të lexojë Johnson por Xhonson ashtu siç shqiptohet në shqipen letrare. Njëjt veprojnë edhe të huajt në gjuhët e tyre. Ata i theksojnë emrat apo fjalët sipas standardit që ja lejon gjuha e vet. Faleminderit.
Eshte mire qe po e shkruan standard e jo standart. Rregullat jan vendosur ne kohen e izolimit, dhe atehere mundesia per te komunikuar me popujt tjere ka qene shum e kufizuar, apo e rezervuar vetem per nje pakice njerzish. Tash rrethanat kan ndryshuar rrenjesisht, thuaja qdokush komunikon permes internetit me tere boten, prandaj ka nevoje te shkruhen emrat e huaj ne formen burimore, sepaku ata qe perdorin alfabetin latin. Nese kerkon ne internet me fjalen Xhuli gjen krejt diqka tjeter, se sa kur kerkon me fjalen Joule (ligji i Joule-it), e kjo eshte me rendesi jetike. Per shkak te izolimit jan bere shum deformime te emrave, dhe askush nuk eshte brengosur per kete derisa kan qene te izoluar. P.sh. emri Mozart eshte perkthyer gabimisht si Moxart. Ne gjermanisht shkronja 'z' lexohet si 'c' e jo si 'x'. Ata qe i kan vendosur rregullat nuk kan thene se ato rregulla jan te amshueshme. Gjuha duhet ti pershtatet rrethanave te reja, por duke pasur kujdes qe te ruhet identiteti i gjuhes, ashtu siq veprojne popujt e zhvilluar. Problemet nuk rregullohen duke vendosur pike, por duke i zgjidhur ato profesionalisht.
Perse you ish Epirotet e turqizuar apo te latinizuar nuk i thoni Thesaloniki por Selanik ashtu sic e emertojne armiqte e Kombit Greko-Ilyre? Kur dihet qe Thesalo-Nika (Fitore e Thesalise greq) ishte motra e Megas Aleksandros (Aleksandrit te Madh)? Perse you i thoni Teater dhe jo Theatro (Thea) kur kini Th-ne ne Alfabetin "tuaj"? Perse i thoni Jupiter dhe jo Zeus ashtu sic i thonin te paret tuaj Epirote dhe Ilyre? Perse i thoni Mars dhe jo Aris Perendise Greke te Luftes? Perse i thoni Butrint dhe jo Buhrotos? Perse i thoni Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos? You jini armiqte e vetvetes. Perse nuk e njifni Vorio Epirin e Kastriotit?
Gjuha eshte nje proces organik qe sipas llogjikes duhet te pasurohet me kalimin e kohes. Shqipja sben perjashtim. Por fatkeqesisht, ndodh e kunderta me gjithe gjuhet sot, jo se di shume, por me sa degjojme. Gjuhet jane duke u varferua dhe duke u shtremberuar kuptimin. Merr fjalen e bukur angleze Gay qe do te thote i lumtur. Tani nenekton m..t apo homoseksual, qe kush mund ta gjeje ndryshimin. Shqipja ka nje disavantazh. Eshte gjuhe e varfer. Naimi tha: e bukur, e vyer, me vlere por jo e pasur. Une jam dakort me disa kritika me lart per shqiptimin e fjaleve te huaja ne shqip. Lakimi mendoj eshte gabim. “Xhim tha” dhe jo “Xhimi tha” etj. Por mendoj se shqipja ka nje disavantazh akoma me te madhe qe shume as qe e njohin. Eshte kuptimi i fjaleve si perdoren ne shqip. Psh merr fjalem me popullore ne gjithe boten “ Faleminderit”. Kejo fjale ne shqip ka kuptim komplet tjeter se gjithe “bota”. Faleminderit ne gjithe boten ka kuptimin e rrespektit te nje gjesti apo te nje marredhenie. Ne shqip ka vetem kuptim material. Psh mund te pish nje kafe dhe ti thuash partnerit faleminderit ne shenje rrespekti per gjestin dhe kohen e mire qe kaluam. Ska rendesi kush pagoi. Nqs personi pagoi dhe I thua faleminderit 100% pergjigjia eshte”per cfare” . Nqs une paguaj dhe I them perseri faleminderit pergjigjia eshte ‘’te te them une ty”. Nje shembull tjeter; Nqs une dhe I njejti person qe pim kafe shkojme te mbledhim ullinj se bashku dhe I ndajme pergjysem. Une I them faleminderit per arsyet qe permenda me siper, kurse ai me shikon ne sy dhe me thote” faleminerit per cfare, une mora te miat ti te tuat” apo “une mora ate qe me takon”. Kurse per servilizmin fjala “shume, shume faleminderit” qe thote servili, ne duhet te gjejme nje fjale te re. Por shtreberimet qe bejne shqiptaret “xhentelmen” dmth ata qe merren me biznes apo kane pune te mira dhe njekohesisht merren me ndonje sport eshte akoma per tu cuditur. Ska vend te marr shembuj me. Me ndryshimet qe kane ndodhur keto 40 vitet e fundit, kush mund ta imagjinoje cdo ndodhi ne 100 apo 200 vite me von, jo vetem me gjuhen, por edhe me shqiptaret qe jane kombi me ksenofil ne bote.
Lindita, Ne shqip ka SHKRONJA dhe jo germa!
Një pyetje kam për ju zonjë: A mund të ma shprehni dot në njësi të matshme si kg,cm,km, metër katror etj. ndajfoljen " goxha"! Për njohuri ju pyes se nuk e di çfarë vlerë ka në njësi të matshme...
gjuha shqipe eshte XHEVAHIR
Fjalët E PANEVOJSHME dhe njëkohësisht të huaja që e çoroditin gjuhën shqipe po futen me shumicë në të folmen publike! Fjalët shqipe që i kemi përdorë gjithmonë dhe që i kuptojnë të gjithë po zëvendësohen ME QËLLIM nga antishqiptarët dhe pranohen nga injorantët dhe snobët! Shembull: "intimidim" përdoret në Shqipëri për fjalën "frikësim" e cila ka edhe sinonime shqip: "tmerrim", "tutë", "shashtrisje", etj. Ka shumë fjalë tjera por kjo fjalë është kulmi dhe mund të themi se po e krijojmë "antishqipen"!
Nga shkrimi jot janë këto gabime: • të na dëmtojë aty këtu [aty-këtu] gjuhën shqipe. • duke e reckosur [rreckosur] dhe duke ja [ia] humbur origjinalitetin. • përcjellja e gabuar e mesazhve [mesazheve] tek të tjerët. • Ndoshta disa mund ta mendojnë së [se] nuk i shqetëson • por ajo që haste [haset] shpesh • Si po ja [ia] humbim origjinalitetin • marrëdhëniet vartës epëror [vartës – epror], etj. etj. • ["]Më kthe faqen mbrapsh! [mbrapsht!"]. • disa shembuj thjeshtë [thjesht] sa për ilustrim, • Digital, ne [në] shqip e saktë është dixhital (ne kështu e shqiptojmë të gjithë), • Agenda, ne [në] shqip e saktë • edhe jo si të na teket ne[ve]. • dhe më tej do [t]'i vendosen mbrapashtesat përkatëse • A ju ndodh të hasni kësi[soj] vështirësish edhe ju? • Nëse po[,], na tregoni ndonjë rast. Korrigjimet janë vendosur në kllapa katrore.
Lindita! Më vjen keq por edhe ti qënke pjesë e atyre që po kritikon. Duke parë ç’ke shkruar…