Përvjetori i Universitetit të Tetovës/ Begaj: Lavdi atyre që sakrifikuan për këtë ideal fisnik!

17 Shkurt 2026, 12:55Kulturë TEMA
Përvjetori i Universitetit të Tetovës/ Begaj: Lavdi atyre që

Përvjetori i nisjes së ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një postim në rrjetin social X, shprehu urimet e rastit për Universitetin e Tetovës në datën e nisjes së ligjëratave të para, të cilën e cilësoi një ngjarje historike të ndërtuar mbi sakrificë, përkushtim dhe vizion.

Presidenti Begaj nënvizoi se “ky universitet është fitore e dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, simbol i qëndresës dhe shpresës për brezat e rinj”.

“Lavdi atyre që sakrifikuan për këtë ideal fisnik! Uroj që Universiteti i Tetovës të vijojë të rritet e të forcohet, duke mbetur gjithmonë vatër e dijes dhe e përparimit”, tha Begaj.

Universiteti i Tetovës konsiderohet sot një institucion i konsoliduar i arsimit të lartë, me dhjetëra programe studimi dhe mijëra studentë të diplomuar ndër vite. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kujtimi

    Themeluesi legjendar i Universitetit te Tetoves zoteri Dr Fadil Sylejmani sot nuk permendet fare, sikur ai universitet ka pikur nga qielli, apo siq e quajne tash Universiteti i Shtulit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje