
Parmbrëmë u çel në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë ekspozita “Horizonte Mbarëshqiptare” të artistit të njohur shqiptar, z. Skënder Strica.
Kjo ekspozitë është një homazh i mrekullueshëm për natyrën dhe peizazhin e trevave tona, ku përmes penelit të mjeshtrit Strica, natyra shqiptare shndërrohet në një hartë ndjesish dhe përkatësie të thellë shpirtërore.
Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj tha se mjeshtri Strica përmes penelit të tij na ballafaqoi me realitetin e peizazheve shqiptare.
“Marrëdhëniet tona janë vëllazërore, kjo e sotmja është një marrëdhënie shpirtërore, është një marrëdhënie e të njëjtit komb dhe të njëjtit gjuhë”, tha Malaj.
Ekspozita do të jetë e hapur në kryqytetin e Prishtinës për tre ditët e ardhshme.
Në oborrin e Ambasadës, nën tingujt e muzikës së lehtë dhe në praninë e miqve të shumtë – përfaqësues të institucioneve, trupit diplomatik, artistë dhe akademikë – patën mundësinë të shijojnë 32 vepra që përshkojnë peizazhin shqiptar, nga Alpet e Veriut deri në brigjet e Jonit.
Ekspozit u vlerësua si një “urë shpirtërore” që na bashkon të gjithëve përmes artit dhe natyrës.
Një mirënjohje i shkon dhe kuratorit Prof. Kamuran Goravci dhe vetë artistit për reflektimet e ndara mbi stilin dhe mesazhet që përcjell kjo krijimtari.

Me mbështetjen e Ambasadës dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre ditë në hollin e Komunës së Kryeqytetit – një ftesë e hapur për të gjithë artdashësit që duan të përjetojnë bukurinë dhe identitetin shqiptar përmes artit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje