Vepra e Niko Progrit "Lajmet e mëngjesit", në vaj, e vitit 1976, ndodhet e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve
Piktura është pjesë e Realizmit Socialist, një stil që dominoi jetën artistike të piktorëve nga fillimi i viteve 1950 deri në fund të viteve 1980.
Vepra e Niko Progrit ndjek stilin e Realizmit Socialist të mandatuar nga shteti, i cili synonte të promovonte ideologjinë socialiste duke përshkruar jetën e përditshme të klasës sonë punëtore, në një mënyrë optimiste.
Një grup grash nga jeta kolektive e fshatit shfaqen të angazhuara në një aktivitet të kohës - duke u informuar që në mëngjes nga gazetat - para se të nisnin punën për 'ndërtimin e socializmit'.
Akti i leximit të lajmeve simbolizon vigjilencën kolektive për t’u njohur me zhvillimet e fundit, ndërgjegjësimin politik dhe "thellimin e revolucionit ideologjik dhe kulturor" të mandatuar nga shteti.
Në sfondin e fshatit me dëborë, autori ka dashur të thotë se gratë sfidojnë vështirësitë për të arritur “objektivat e partisë”.
Të tillë vepra artistike shpesh manifestonte "Gruan e Re" të epokës socialiste, duke i portretizuar ato si të barabarta me burrat në pjesëmarrjen e tyre në jetën publike, arsim dhe punë. /MAPO.al/
Kush ka jetuar në fshat në atë peridhë e di mirë se sa e pa vërtetë është kjo pikturë, kjo s'është pikturë por propogandë enveriste.