PIKTURA E DITËS: "Në parkun Kombëtar në Llogora"- Peizazh mahnitës nga artisti Bajram Mato

17 Shtator 2025, 15:12Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Në parkun Kombëtar në Llogora"-

Edhe këtë vit, teksa sezoni turistik është në mbyllje, Vlora dhe bregdeti i jugut kanë frymëzuar sërish piktorin Bajram Mato.

Në rubrikën 'Piktura e Ditës', Liberale ka përzgjedhur veprën e artistit Mato, i cili ka paraqitur një peizazh mahnitës, me një gjelbërim të dendur i pyjeve në parkun kombëtar të Llogarasë. Ngjyrat natyrore japin ndjesinë e qetësisë dhe madhështisë së natyrës shqiptare.

Bajram Mato e ka filluar krijimtarinë e tij duke u mbështetur në metodën realiste në vitet ’80.

Pas viteve ‘90 piktori ka emigruar në Itali, duke mos hequr dorë nga peneli.

Puna e tij është ekspozuar në Galeritë e njohura italiane dhe ka fituar edhe çmime ndërkombëtare.

Piktori Bajram Mato, me origjinë nga Roskoveci është kthyer disa herë në atdhe për të prezantuar veprat e tij.

Në shumicën e tablove, një vend të veçantë ka zënë Vlora dhe krahinat e saj, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Vepra e Matos tërheq vizitorët për ngjyrat e ngrohta, peizazhet e qeta dhe të pastra, për teknikat origjinale dhe portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për vendin e tyre dhe shoqërinë.

Lini një Përgjigje