PIKTURA E DITËS nga Mapo: Portreti i Ali Pashë Tepelenës, realizuar nga Joseph Cartwright (viti 1822)

25 Shkurt 2026, 19:20Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: Portreti i Ali Pashë Tepelenës,

Portret i shkëlqyer i Ali Pashë Tepelenës (i Janinës), pikturuar nga Joseph Cartwright në vitin 1822

Joseph Cartwright duket qartë që ka qenë i dhënë pas portreteve të shqiptarëve. Në shumicën e punimeve të tij ato zënë një vend të rëndësishëm. Mjeshtri ka sjellë shumë punime nga larmia e kostumeve të shqiptareve, nga çdo shtresë, nga barinjtë suliote e deri te Ali Pashai…

Cartwright konsiderohet një nga mjeshtrat e e pikturave botërore që kanë trajtuar tematikë shqiptare   

Joseph Cartwright (1789-1829) edhe pse i ka dedikuar Shqipërisë një vend të rëndësishme në veprën e tij dhe njehet në botë, ai nuk njihet edhe aq në vendin tonë.  

Atij iu dha e drejta e ushtrimeve të profesionit si piktor i marinës britanike, pranë admiralit të flotës mbretërore. Në vitet që ka shërbyer ne Marinen Britanike qëndroi disa vite në Korfuz. Cartwright punoi aty për disa vjet si llogaritar i forcave angleze në Korfuz. Ai duket se ka përfituar nga afërsia për të vizituar jugun e Shqipërisë ku edhe ka realizuar disa nga veprat  e tij të famshme dedikuar shqiptarë. Mes të cilëve veçohet portreti për Ali Pashë Tepelenën.   

1 Komente

  1. T
    Troq

    Kryengritja e Ali Tepelenes e ka pergatite terrenin per pavarsine greke.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje