Punimet e tij janë botuar në fletëpalosje dhe në albume, ku renditet me ikonografët më të mirë grekë.
Një emigrant shqiptar, piktori Petrit Gurabardhi, që në vitet ’90 ishte larguar nga vendi për në shtetin fqinj, ku do të ngrinte një jetë të re plot me të papritura, pothuajse të pabesuesshme e ku do të endej në një aventurë të jashtëzakonshme, që më pas do kapërcente oqeanin, një botë krejt tjetër sa për fatin e njeriut, krijimtarinë e vyer, shndrrimin e madh të jetës në një jetësim që kalon kohën, vendin dhe vetë artistin.
Petrit Gurabardhi ka realizuar në Greqi, Athinë Ikonën e Stavrosit dhe Kryqëzimin i Krishtit – Manastiri i Krisohstomos, Ano-Glifadh, Ikonografia në Kishën Agjo Joani, Ferizaj – Anaviso, Kishën e Shën Kozmait, Anaviso, si dhe një tjetër punim të rëndësishëm në Kishën e Shën Joanit, Ikonografi në Kishën e Akadamis Ushtarake, Kishën Zodhopigjis, Alepohori, ka punuar gjithashtu në shumë kisha të tjera të Greqisë, ku ka realizuar ikona të veçanta të shenjtorëve.
Ai ja marrë pjesë në ekspozitat e Ikonografisë Greke, ku punimet e tij janë vlerësuar për aftësinë e tij për të kombinuar artin klasik me atë bizantin.
Punimet e tij janë botuar në fletëpalosje dhe në albume, ku renditet me ikonografët më të mirë grekë.
Ka krijuar qindra ikona të punuara në dru, beze dhe kanavac, të cilat janë shitur në dyqane dhe galeri arti. /LIBERALE/
Lini një Përgjigje