Autoriteti i Dosjeve lançon klubin e filmit

14 Nëntor 2025, 09:03Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve lançon klubin e filmit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) lançojnë Klubin e Filmit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve. Klubi i parë i filmit do të diskutojë filmin “Toka jonë” me dokumente arkivore dhe analiza të studiuesve të historisë dhe të artit duke sjellë këndvështrimet e tyre mbi ideologjinë artin e kinemasë.

Agjenda
Ora: 11.00 - 11.05 Mirëpritja e të ftuarve dhe akomodimi i tyre në kinema.
Ora: 11.05 - 11.15 Fjala e Kryetares së Autoritetit, znj. Gentiana Sula.
Ora: 11.15 - 11.25 Fjala e Drejtorit të Arkivit Qendror të Filmit, z. Eljan Tanini.
Ora: 11.25 - 11.30 Hapja e Klubit të Filmit nga z. Gjergj Marku, anëtar i AIDSSH.
Ora: 11.30 - 11.40 Reforma agrare dhe kolektivizimi z. Xhafer Sadiku, studiues
Ora: 11.45 - 12.00 Pse u shkrua drama “Toka Jonë” nga Anxhela Çikopano, studiues arti. (TBC titullli)
Ora: 12.10 - 12.15 “Disa gjetje të rëndësishme nga fondi arkivor i AIDSSH-së mbi familjen Syku” nga dr. Edlir Orhani.
Ora: 12.25 – 12.40 Fjala e pasardhësve të familjes “Syku”, z. Albert Syku dhe z. David Syku.
Ora: 12.45 – 13.00 Bashkëbisedim me të ftuar,dhe të pranishëm në sallë. Mbyllja e Klubit të Filmit.


Filmi shqiptar i periudhës ’44–’91 nuk ishte vetëm art, por edhe mjet ideologjik.
Tekstet dhe skenarët e filmave kalonin përmes censurës shtetërore, duke u përdorur për të propaganduar nismat politike dhe për të stigmatizuar grupe të tëra shoqërore e ekonomike, që regjimi i shpallte “armiq të klasës”.

Në to u krijuan mite, u deformuan figura reale dhe u përmbysën vlera njerëzore, ndërsa arti humbte lirinë e tij për t’i shërbyer së vërtetës.

Nëpërmjet burimeve arkivore, dëshmive dhe diskutimit të hapur, “Klubi i Filmit” synon të rikthejë këtë debat: si mund ta lexojmë sot trashëgiminë filmike të komunizmit për të ndërtuar mendim kritik, edukim qytetar dhe njohje të drejtë të historisë.

 Një hap për të kuptuar më mirë historinë përmes filmit “Toka jonë” — dhe për të parë ndryshe figurat që propaganda i shtrembëroi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje