Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë. Një marrëveshje e rrallë për nga rëndësia.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar, si një prej vendeve më të rëndësishme dhe atraktive në Tiranë.
MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore si process shkëmbi përvoje mes dy vendeve.
Ky projekt trevjeçar (2025–2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane, një miqësi që është rritur shumë vitet e fundit dhe kulmoit me mbledhjen e dy qeverive. A.K./TemA
Lini një Përgjigje