LIBRI I DITËS: "Mollëkuqja"- Rrëfimi i një gruaje i regjistruar në një aparat magnetofoni, e cila që nga fëmijëria ngeli në karrige me rrota

13 Nëntor 2025, 13:00Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Mollëkuqja"- Rrëfimi i një gruaje

Me kërkesën e një gazetareje, Buburuza (që do të thotë Mollëkuqja], rrëfen të gjithë jetën e saj duke e regjistruar në një aparat magnetofoni. Eshtë rrëfimi i fundit i një gruaje, e cila, për shkak të një paralize, ka qenë e detyruar të qëndrojë e ulur që nga fëmijëria në një karrige me rrota - pengesë kjo që nuk e ka ndaluar të jetojë ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë që gëzojnë shëndet normal, të cilët sipas mënyrë së tyre, janë të lidhur apo kanë varësi ndaj kompjuterit, ose janë të robëruar nga paragjykime të çfarëdo lloji.

Edhe Mollëkuqja, ka dëshirat e saj. Ajo dëshiron të kërcejë, e ndjen se po i rriten krahët dhe don që të fluturojë, të çlirohet nga sëmundjet apo vuajtjet, qoftë edhe një herë të vetme, si një ëndërr. Ajo ka bërë një jetë modeste dhe është konsideruar nga prindërit si një dështim i jetës së tyre dhe kjo është arsyeja që është e privuar edhe nga dashuria. Vajza me aftësi të kufizuara ndjek studimet në universitet dhe përfundon dy fakultete dhe gjithashtu arrin të krijojë edhe pavarësi ekonomike.

Ajo është e hijshme, e brishtë dhe me një energji të brendshme të paimagjinueshme. Ajo përjeton histori dashurie, por edhe shumë zhgënjime dra-matike, të cilat i kapërcen në emër të dashurisë. Dëshmia e saj është me një sinqeritet të vrazhdë. Ajo e vizaton qartë portretin e një vajze që ka për-balluar shumë sfida, të një luftëtareje humaniste, e cila jetën ia ka përkushtuar me këmbëngulje lehtë-simit të vuajtjeve të të tjerëve dhe, me një vitalitet të jashtëzakonshëm, arrin t'i gëzohet suksesit, si agimit të një ditë të re.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Shtëpia botuese: Ombra Gvg

Çmimi: 1.200 Lekë

Lini një Përgjigje