PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në Pogradec "- Kompozim i veçantë nga Vangjel Nikolla

13 Nëntor 2025, 14:57Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në Pogradec "- Kompozim i

Vepra më lart e artistit, Vangjel Nikolla kap magjinë e stinës së vjeshtës mbi liqenin përreth qytetit të Pogradecit. Piktori ka krijuar një atmosferë qetësie dhe nostalgjie duke theksuar bukurinë e natyrës shqiptare. Detajet e veçanta të pikturës dhe ngjyrat sjellin ndjesinë e paqes dhe relaksit të momentit.

Vangjel Nikolla, i lindur në 1969 në Korçë, Shqipëri, nisi të pikturonte që në fëmijëri dhe krijoi pikturën e tij të parë në tempera në moshën 10-vjeçare.

Ai kreu shkollën e mesme artistike në Korçë dhe më pas Institutin e Ministrisë në Tiranë, ku zhvilloi pasionin e tij për pikturën dhe çeli ekspozitën e parë.

Pas përfundimit të studimeve, Nikolla vendosi të jetojë në Greqi, ku zhvilloi më tej talentin e tij dhe kreu shkollën për ikonografi nën drejtimin e ikonografit Joanis Vranos. Ai ndërthur në veprat e tij artin klasik me atë bizantin, duke krijuar një stil unik, ndërsa shumë nga ikonat e tij ndodhen në manastiret e Malit të Shenjtë dhe kishat në Greqi.

Nikolla është gjithashtu restaurues i pikturave dhe kishave të vjetra, duke rikthyer vlerën historike të tyre, dhe ka realizuar qindra punime që përfshijnë peisazhe, portrete, natyra të qeta dhe piktura me temën e detit dhe dashurisë.

1 Komente

  1. Z
    Z

    PO VANGJELI SI KAURR NE GREQI E KA ZEMREN ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje