PIKTURA E DITËS: "Qyteti i lashtë i Beratit"- Vepra e fundit e mjeshtrit Vangjush Mio

18 Dhjetor 2025, 18:40Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Qyteti i lashtë i Beratit"- Vepra e fundit

Piktura më lart është vepra e fundit e artistit Vangjush Mio, një peizazh nga qyteti i lashtë i Beratit.

Peizazhi mbeti i pambaruar. Vangjush Mio vdiq me penela në duar. Në ngjyrat e këtij punimi të fundit, është epilogu i biografisë së tij artistike.

Peizazhi, ndonëse i pambaruar, s’ka nevojë për nënshkrim. Autorësia e pikturave është rezultat i tërë jetës së piktorit. Kjo autorësi është stili, perceptimi vizual, bota mioane e pikturës, “pasaporta” e tij artistike”.

Në shtëpinë muze të Vangjush Mios në një nga dhomat kryesore të saj (studioja e tij) ishte vendosur në kavalet në faqen kryesore ky peizazhi me mbishkrimin ” Puna e fundit, Berat 1957″ dhe pranë tij paleta me penelat e tij dhe një nga autoportretet nga më të bukurit e Mios.

Kjo vepër e papërfunduar është realizuar në fund të verës 1957 në Berat ku më pas Mio u sëmur dhe u nda nga jeta në 30 dhjetor.

Peisazhi i Beratit është realizuar në një nga rugicat më të bukura nga ana lindore në Mangalem ku paraqet rrugicën, portën kryesore dhe shtëpinë e familjes Stefa. 

Korça, Pogradeci, Tirana, Himara, Elbasani dhe padyshim Berati do të përjetësohen në veprën e tij e cila i jep vlerë Galerisë Kombëtare në Tiranë dhe shtëpisë së tij që është kthyer në muze prej vitesh nga familja e tij.

Lini një Përgjigje