PIKTURA E DITËS: "Sa herë kemi çuar tavat ke kjo furra"- Vepër nostalgjike e Gazmend Xhaferrit

29 Gusht 2025, 15:50Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Sa herë kemi çuar tavat ke kjo

Në veprat e piktorit Gazmend Xhaferri, është e pamundur të mos gjesh copëza historie, kujtime, personazhe, ngjarje dhe jetë qytetarësh në të gjitha ngjyrat dhe dimensionet.

Piktori Gazmend Xhaferri, shprehet se kënaqësinë më të madhe ia japin njerëzit që e duan artin e tij dhe zgjedhin ta marrin atë me vete.

Piktori që ruan kujtesën ka eksperimetnuar në shumë zhanre të këtij arti por sipas tij, e bukura e artit është të zgjojë përjetimet e njerëzve.

Arkitektura klasike e ndërtimit të shtëpive dy katëshe, me porta te larta mbi 2 meter e rrugica e kalldrrëmta shkrihen mrekullisht në telejot e Gazmendit.

Në familjen e tij të gjithë kanë lidhje me pikturën. Në gjurmët e tij ka ecur dhe i biri, ndërsa baskëshortja angazhohet me punimet artizanale.

Gazmend Xhaferri thotë se është i lidhur ngusht me pikturën dhe jeta e tij ashtu sikur nisi do të jetë një udhëtim mbi ngjyra. /liberale/

1 Komente

  1. L
    Loni

    Urime Zotit Gazmend per arritjet ne artin e tij. Por zoti artikullshkrues a eshte e mundur, ju lutem, te tregoni qytetin ku punon e krijon piktori i talentuar ... Loni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje