PIKTURA E DITËS: “Ura e Kamarës”, aty ku unifikohen natyra, historia dhe arti, - nga mjeshtri Safedin Stafa

29 Shtator 2025, 17:15Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Ura e Kamarës”, aty ku unifikohen

Ura e Kamares, ashtu si veprat e tjera me natyrë historike të vendit tonë, është e realizuar me mjeshtëri dhe talent të rrallë nga piktori elbasanas Sefedin Stafa.

Këndvështrimi i artistit për natyrën shpesh të befason. Sefedin Stafa nuk e koncepton pikturën e tij vetëm si art për syrin, ai thellohet në esencën e lidhjeve të forta që ka me natyrën. Pas kësaj piktura e Sefedin Stafës kthehet në një univers shumështresor përsiatjesh. E tillë është edhe “Ura e Kamares” e cila shpalos harmoninë mes vlerave historike dhe bukurive të natyrës së qetë të zonës.   

Për këtë natyrë të veçantë, ai është shpërblyer disa herë me çmime. Shumë prej veprave të Sefedin Stafës gjenden sot në disa galeri dhe koleksione private në Greqi, në Gjermani, Itali, Zvicër, por edhe në shtetet e bashkuara të Amerikën e në Kanada.

Ura ndodhet pranë fshatit Mirakë, mbi lumin Shkumbin, në aksin Elbasan-Librazhd. Është një ndër objektet më interesante arkitekturore të Mesjetës, në vendin tonë. Ura është ndërtuar sipas një arkitekture unike dhe moderne për kohën, për të lehtësuar kalimin e karvanëve që përshkruanin rrugën Egnatia.

Në cepet e saj ajo mbart disa dritare, por duke qenë se është ndërtuar në kohën e pushtimit turk, për këtë arsye është emërtuar “Ura e Kamarës” (dritare-kamare).     

E ndërtuar rreth viteve 1600 Ura e Kamarës tërheq turistë të shumtë, kryesisht të huaj, të cilët për shkak të historisë dhe rëndësisë së saj mbi 300 vjeçare e vizitojnë vazhdimisht.

Kjo urë është asimetrike dhe është e ndërtuar mbi tre qemerë të realizuar me gurë ngjyrë gri të marrë nga mali pranë urës së Murrashit. Për banorët e vjetër të zonës kjo urë është edhe më e vjetër. Në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.

Piktura e Safedin Stafës është ekspozuar nga disa individuale që piktori ka çelur si në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, apo edhe jashtë vendit si në Athinë.

1 Komente

  1. d
    dejavu

    Kjo pikture eshte e nivelit te pikturave te Vangjush Mios.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje