Rama: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout

4 Qershor 2025, 08:48Kulturë TEMA
Rama: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout

Kryeministri Edi Rama uroi dje besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.

“E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout’, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale foto nga kisha e Laçit ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.

Mijëra persona udhëtojnë çdo javë drejt kishës së Shën Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit, kur është dhe festa e këtij të Shenjti. Çdo të martë pelegrinët i drejtohen këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.

Kisha e Shën Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një shenjtor i njohur katolik.

/atsh/

Lini një Përgjigje