TINGUJ “BESËLIDHJEJE” NË LEZHË! Fëmijët e shkollës 9-vjeçare koncert me tinguj brezash (FOTOT)

3 Qershor 2025, 22:27Kulturë TEMA
TINGUJ “BESËLIDHJEJE” NË LEZHË! Fëmijët e

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Lezhë kanë dhënë një koncert të veçantë për artdashësit. Në interpretimet e tyre ishin krijimet e kompozitorëve shqiptarë por edhe të huaj

Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” surprizoi lezhjanët me një koncert festiv në Pallatin e Kulturës.

Nxënësit interpretuan vepra nga kompozitor te njohur shqiptar edhe te huaj ,duke u pritur me emocion  dhe duartrokitje nga te pranishmit. 

Tingujt e tyre ishin dhe një ndërthurje brezash.

Drejtori i Arsimit në Lezhë theksoi ruajtjen e vlerave muzikore të qytetit.

Përgjegjësi i muzikës, Ermal Saraçi, premtoi vijimin e punës për një orkestër edhe më gjithëpërfshirëse.

Për më shumë se një orë e gjysmë, skena u mbush me tinguj të mrekullueshëm dhe emocione, duke i dhënë qytetit te  Lezhës një mbrëmje që publiku do ta mbajë mend gjatë.

/rtvora/

 

Lini një Përgjigje